Bibliotekat
Biblioteka Publike e qytetit tonë u themelua në vitin 1931 në një lokal të thjeshtë në qendër të qytetit, që nga shkodranët thërritej "Milet Bahçe".
Fondi fillestar i librave të kësaj biblioteke u financua nga vetë Bashkia e Shkodrës. Librat e parë të bibliotekës mbajnë vulën e Bashkisë së atëhershme. Krijimi i kësaj biblioteke ishte fryt i një tradite të vyer të qytetit tonë, traditë e filluar që në mesjetë, e vijuar më pas me bibliotekën Bogdani, dhe atë të Myftiut të Tabakëve. Biblioteka të rëndësishme të Shkodrës kanë qënë edhe ato të institucioneve fetare, siç ishte biblioteka e Medrezes së Naltë pranë Kalasë, bibliotekat e çmuara të etërve Jezuitë (1858) dhe Françeskanë (1875).
N
ë vitin 1968 u vendos në godinën që është sot dhe u emërtua Marin BARLETI. Biblioteka ruan në fondet e saj libra të shekullit XV-XVI të shtypur në qendra të mëdha të Europës si: Gjermani, Zvicër, Paris, Itali etj., të cilët dallohen nga teknika e shtypjes dhe bukuria paraqitje.
Amb
ientet e bibliotekës përdoren edhe për veprimtari kulturore, promovime librash, hapje ekspozitash etj. Numri i vizitorëve në bibliotekë gjatë vitit është rreth 9000. Numri i lexuesve eshte afersisht 3500.
Biblioteka "Marin Barleti" ka lidhje edhe me biblioteka të tjera brënda dhe jashtë vendit. Ajo është e përfshirë në
disa projekte gjate viteve te fundit, si: Interreg IIIA,"Hadriati-cum", ACCES IT+, COOBIS Al etj., duke synuar të përfshihet edhe në projekte të tjera.Aktualisht biblioteka funksionon me skedarë digital.
Për më shumë informacion vizito faqen zyrtare.