Arsimi i mesëm profesional dhe arsimi i orientuar
Në Shkodër zhvillojnë veprimtarinë e tyre 6 shkolla profesionale, të cilat janë: Teknike Industriale “Arben Broci”, e Ndërtimit “Kolë Idromeno”, Artistike “Preng Jakova”, Gjimnazi Gjuhësor “Shejnaze Juka”, Teknike Pyjore “Kolë Margjini”, Teknologjike “Hamdi Bushati” dhe shkolla private Austriake Teknologji-Informacioni “Peter Mahringer”. Formimi që të rinjtë marrin në këto shkolla, është i fushave dhe specialiteteve të ndryshme, si mekanikë, automekanikë, shërbime mjetesh transporti, elektroteknikë, teknologji informacioni dhe komunikimi, teknikë kompjuterash, elektriçist, teknik hidraulik-ventilues, specialistë pyjesh, veterinerë, teknikë në fusha të ndryshme të ndërtimit, agjentë turizmi, ekonomistë.