Kërko

Zgjedhjet dhe votimi

Proçedura e zgjedhjes së Organeve të Qeverisjes Vendore rregullohet me ligjin Nr.10019 datë 29.12.2008"Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë",i ndryshuar.

Dispozita nga Kodi Zgjedhor për zgjedhjet e Organeve  të Qeverisjes Vendore.

Neni 10
Caktimi i datës së zgjedhjeve përdoret për organet e qeverisjes vendore.
1. Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet
me dekret nga Presidenti i Republikës. Për caktimin e datës së
zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti zbaton
rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi.
2. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes
vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt
pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të
rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
3. Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara
në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30
ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së
mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar,
zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45
ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar
vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur
kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës
Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të
nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës
nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e
mandatit.
Neni 11
Orari i votimit
1. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 31 marsit dhe 15
tetorit, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
2. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 16 tetorit dhe 30
marsit, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën
18:00.
3. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave
të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në
kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod.
Neni 63

Subjektet zgjedhore dhe kandidatët
1. Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion
partish politike, të cilët paraqesin listë kandidatësh, sipas rregullave
që përcaktohen në këtë Kod.
2. Subjekt zgjedhor mund të jetë edhe një shtetas shqiptar
me të drejtë vote, i cili propozohet si kandidat për deputet apo
për organet e qeverisjes vendore nga një grup zgjedhësish, sipas
përcaktimeve të bëra në këtë Kod.
3. Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara
në nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës dhe që regjistrohet si kandidat
për deputet në KQZ ose si kandidat për kryetar bashkie apo komune
ose për këshillat vendorë në KZAZ.
4. Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të
kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:
a) gjyqtarët, prokurorët;b) ushtarakët e shërbimit aktiv;
c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;
ç) përfaqësuesit diplomatikë;
d) kryetarët e bashkive dhe të komunave për zgjedhjet në
Kuvend;
dh) deputetët, kur konkurrojnë për zgjedhjet për organet e
qeverisjes vendore;
* Ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.07.2012.56
e) prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre për zgjedhjet
në Kuvend dhe për organet e qeverisjes vendore;
ë) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;
f) Presidenti i Republikës;
g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar
me ligj.
5. Në rast të zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin dhe për
organet e qeverisjes vendore në mënyrë të njëkohshme, kandidatët
regjistrohen vetëm në një lloj zgjedhjeje.

Neni 67
Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive
1. Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt
zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën
shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më
vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati
për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore dhe lista e kandidatëve
për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore Brenda afatit te përcaktuar në këtë pike. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ Brenda 48 orëve.
2. Partia politike, pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ
listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo
më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore lista e
kandidatëve regjistrohet në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes
vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon
një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve.
3. Në zbatim të paragrafit të dytë të pikës 1 dhe të paragrafit
të dytë të pikës 2 të këtij neni kandidati për kryetar bashkie dhe lista për këshillin vendor të qytetit të Tiranës, si dhe për njësitë e qeverisjes vendore, territori i të cilave nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme, regjistrohen në KQZ .

4. Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore
në një zonë zgjedhore ose kandidati për këshillat e bashkisë dhe
komunës nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore
tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as
si i propozuar nga një grup zgjedhësish.
5. Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas
rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në
listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor
më vete apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni nuk
duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen
në zonën zgjedhore përkatëse. Për një parti pjesëtare të koalicionit,
numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma e
mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për listat
shumemërore për këshillat e bashkisë dhe komunës zbatohet i njëjti
rregull.
6. Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës
shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore
duhet t’i përkasë secilës gjini. Subjekti paraqitës i listës deklaron
vendet, sipas kuotës gjinore, me qëllim zbatimin e përjashtimit,
sipas pikës 2 të nenit 164 të këtij Kodi.
7. Në rast mospërmbushjeje të njërit prej kushteve
të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës
shumemërore, KQZ-ja zbaton sanksionet e parashikuara në nenin
175 të këtij Kodi.
Neni 68
Listat mbështetëse të partive politike dhe koalicioneve
1. Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga
partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend,
duhet të mbështeten nga jo më pak se 5,000 zgjedhës në shkallë
kombëtare. Në rastin e koalicionit zgjedhor listat në tërësi duhet të
kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 7,000 zgjedhësve në shkallë
kombëtare. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitëpjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit.
2. Kandidatët për organet e njësisë së qeverisjes vendore, të
paraqitur nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në
Kuvend ose në organet e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore,
duhet të mbështeten nga jo më pak se 1 për qind e zgjedhësve të
asaj njësie, por, në çdo rast, jo më shumë se 3,000 dhe jo më pak
se 50 zgjedhës. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitë
pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh
jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit, ose kur
zotërojnë bashkërisht në këshillin përkatës një numër mandatesh jo
më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit.
3. Për qëllim të këtij neni, partia politike ose koalicioni paraqet
një vërtetim me shkrim, të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit
apo njësia e qeverisjes vendore, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të
paktën 6 muajt e fundit.
Neni 69
Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit
për zgjedhjet në Kuvend
1. Një grup zgjedhësish në një zonë zgjedhore kanë të drejtë
të propozojnë një kandidat për atë zonë zgjedhore, i cili përmbush
kushtet e përcaktuara në nenin 45 të Kushtetutës dhe në nenin 63
të këtij Kodi, jo më vonë se 50 ditë nga data e zgjedhjeve.
2. Kandidati i propozuar nga një grup zgjedhësish nuk mund
të jetë pjesë e asnjë partie apo koalicioni që konkurron në zgjedhje
dhe as të mbështesë haptazi apo në mënyrë të tërthortë ndonjë
subjekt apo kandidat tjetër që konkurron në zgjedhje.
3. Për paraqitjen e një kandidati nga zgjedhësit krijohet një
komitet nismëtar me jo më pak se 9 zgjedhës nga zona zgjedhore
përkatëse, të cilët janë të ngarkuar të organizojnë punën për
mbledhjen e firmave mbështetëse për kandidatin, sipas këtij Kodi.
Jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve komiteti nismëtar
regjistrohet në KQZ, duke paraqitur emrat e anëtarëve të komitetit.
Komiteti mund të regjistrojë një kandidat për deputet vetëm në rast
se ka marrë mbështetje për kandidatin nga një numër zgjedhësish
që i korrespondon jo më pak se 1 për qind të listës së zgjedhësve të
zonës zgjedhore, por në çdo rast jo më shumë se 3,000 zgjedhës,
sipas procedurave të përcaktuara në Kod.
4. Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit përjashtohen nga
detyrimi i parashikuar në pikën 3 të këtij neni nëse janë deputetë. Në
këtë rast, kandidati paraqet një vërtetim me shkrim të nënshkruar
nga institucioni i Kuvendit, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të
paktën 6 muajt e fundit.
Neni 70
Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet
e organeve të qeverisjes vendore
1. Një grup zgjedhësish me banim në zonën zgjedhore kanë
të drejtë të propozojnë një kandidat për kryetar të bashkisë apo
komunës ose një kandidat për këshillin vendor jo më vonë se 50
ditë nga data e zgjedhjeve.
2. Kandidati i propozuar nga një grup zgjedhësish nuk
mund të jetë pjesë e asnjë partie apo koalicioni që konkurron në
atë zonë zgjedhore dhe as të mbështesë haptazi apo në mënyrë
të tërthortë ndonjë subjekt apo kandidat tjetër që konkurron në atë
zonë zgjedhore.
3. Për paraqitjen e kandidatit nga zgjedhësit krijohet një
komitet nismëtar me jo më pak se 9 zgjedhës nga zona zgjedhore
përkatëse, të cilët janë të ngarkuar për mbledhjen e firmave
mbështetëse për kandidatin. Jo më vonë se 70 ditë para datës së
zgjedhjeve, komiteti nismëtar regjistrohet në KZAZ, duke paraqitur
emrat e anëtarëve të komitetit. Komiteti mund të regjistrojë një
kandidat për kryetar të bashkisë apo komunës vetëm nëse ka
marrë mbështetje për kandidatin nga një numër zgjedhësish që i
korrespondon 1 për qind të listës së zgjedhësve të zonës zgjedhore,
por, në çdo rast, jo më pak se 50 zgjedhës, sipas procedurave të
përcaktuara në këtë Kod.
4. Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit përjashtohen nga
detyrimi i parashikuar në pikën 3 të këtij neni, nëse janë kryetarë
bashkie apo komune, anëtarë të këshillit të njësisë së qeverisjes
vendore përkatëse ose deputetë. Në këtë rast kandidati paraqet
një vërtetim me shkrim, të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit
apo njësia e qeverisjes vendore, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të
paktën 6 muajt e fundit.
Neni 71
Procedura e mbledhjes së nënshkrimeve
1. KQZ-ja, jo më vonë se 100 ditë para datës së zgjedhjeve,
miraton dhe pajis subjektet e përcaktuara në nenet 68 dhe 69 të këtij
Kodi me formularin tip për mbledhjen e nënshkrimeve mbështetëse
për kandidatët e propozuar nga një grup zgjedhësish apo për partitë
dhe koalicionet.
2. Zgjedhësit depozitojnë personalisht nënshkrimet e tyre
në formularin tip. Formulari duhet të përmbajë identitetin e plotë
të zgjedhësit, datëlindjen e tij dhe numrin telefonik të kontaktit.
Bashkë me nënshkrimin, çdo zgjedhës depoziton edhe fotokopjen e
letërnjoftimit të vlefshëm, të nënshkruar prej tij, e cila i bashkëngjitet
listës. Në zbatim të nenit 69 të këtij Kodi, zgjedhësi duhet të jetë i
regjistruar në zonën zgjedhore përkatëse.
3. Verifikimi i nënshkrimeve për zgjedhjet për Kuvendin
kryhet nga administrata e KQZ-së dhe për zgjedhjet e organeve
të qeverisjes vendore kryhet nga KZAZ-ja përkatëse, duke
verifikuar 5 për qind të listës mbështetëse të kërkuar sipas ligjit,
nëse janë zgjedhës me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse
në momentin e depozitimit. Pas verifikimit administrata paraqet një
raport të detajuar mbi mangësitë e konstatuara. Raporti shqyrtohet
në seancë publike, në prani të palës së interesuar. KQZ-ja vendos
për pranimin ose refuzimin e listës mbështetëse. Lista pranohet
kur numri i nënshkrimeve mbështetëse, duke përjashtuar numrin
e nënshkrimeve të parregullta, është të paktën sa numri minimal i
kërkuar për nënshkrimet, sipas këtij Kodi.
Neni 72
Dokumentet e kandidimit
1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me
kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet
e KQZ-së.
2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të
dhëna:
a) listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse,
të nënshkruar nga kryetari i partisë, ose propozimin nga komiteti
nismëtar i një grupi zgjedhësish;
b) emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, gjininë, adresën e
kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit;
c) deklarimin e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin
për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i
dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi,
shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar
pranë institucionit përkatës;
ç) deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup
zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë
asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje;
d) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse,
që mbështesin kandidatin ose partinë, sipas neneve 69, 70 dhe 71
të këtij Kodi.
3. Për zgjedhjet në organet e qeverisjes vendore, kërkesa e
pikës 2 shkronja “a” të këtij neni mund të nënshkruhet edhe nga një
person i autorizuar nga kryetari i partisë.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës