Kërko

Vizitori

Qyteti në formë diamanti (diamond shaped city) e quan gazetari hollandez Jeroen Van Merle Shkodrën. Thëniet për Shkodrën përgjatë kohërave janë të shumta. E pozicionuar mes Kalasë së Rozafës dhe Alpeve madhështore, mes tre lumenjve dhe në brigjet e një liqeni të mrekullueshëm, vetëm tridhjet kilometra larg plazhit, rezervatit dhe lagunës – Shkodra ka tërhequr dhe mrekulluar vizitorë të shumtë. Nga historia e trazuar 2400 vjeçare qyteti ka trashëguar objekte të shumta interesante. Historikisht kryeqendër ekonomike dhe tregtare e gjithë rajonit, qytet ku më shumë se kudo tjetër në Shqipëri dhe rajon, lulëzuan artet e bukura si muzika, letërsia, piktura, teatri dhe fotografia, pa dyshim kryeqyteti i kulturës shqiptare. Të vizitosh Shkodrën sot është më e lehtë se kurrë. Përmirësimi i infrastrukturës, promocioni dhe reputacioni i mirë, rritja e standarteve të cilësisë së hoteleve dhe restorante kanë bërë që Shkodra të vizitohet nga një numër gjithnjë në rritje vizitorësh.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës