Kërko

Vizioni

 

vizioni

“Bashkia Shkodër në 2030 do të jetë një qëndër e rëndësishme kombëtare, një portë e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe një nyje e rëndësishme transporti. Bashkia Shkodër është lider i rajonit ekonomik Shkodër-Lezhë-Podgoricë dhe ndërvepron me sukses si pjesë e nënrajoneve natyrore, ndërkufitare e turistike.
Një bashki me një zhvillim territorial të integruar e cila garanton barazinë në shërbime dhe në akses ndaj qytetarëve dhe vizitorëve bazuar në një sistem policentrik të zhvillimit. Një qëndër primare me një cilësi të lartë jetese ku ballinat ujore dhe zonat historike gjallërojnë jetën urbane të Bashkisë Shkodër. Shkodra si një model ndërkombëtar për zhvillimin e pedalimit bazuar në kulturën qytetare të përdorimit të hapësirës së përbashkët dhe kombinimit të modaliteteve të ndryshme të transportit.
Zhvillimi Ekonomik dhe Urban ndërthuret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, historike e natyrore. Turizmi gjithëvjetor do të jetë një vlerë e shtuar në ekonominë vendore e kombëtare duke garantuar larmishmëri në zhvillim me anë të ekoturizmit, agro-turizmit, turizmit kulturor, malor e ujor. Një Bashki e cila promovon dhe mbështet sipërmarrjet e reja duke tërhequr talentin vendas e rajonal.
Shkodra me një mjedis të pastër e cilësor si një bashki e aftë të përballojë presionet dhe krizat e ndryshme ekonomike, sociale e natyrore duke garantuar një cilësi të lartë jetese e zhvillimi. Shkodra bashkëjeton në harmoni me ujin dhe përballet me sukses me rrezikun e përmbytjeve"

Objektivi Strategjik 1- Përmirësimi Aksesit dhe Marrëdhënieve Rajonale

Objektivi Strategjik 2- Integrimi Territorial dhe Barazia në Shërbime e Akses

Objektivi Strategjik 3- Konkurueshmëria dhe Zhvillimi Ekonomik

Objektivi Strategjik 4- Cilësia e Lartë e Jetesës dhe Zhvillimit Urban

Objektivi Strategjik 5- Mbrojtja e mjedisit dhe aftësia për tu përshtatur, mbrojtur dhe rimëkëmbur nga rreziqet natyrore

STRATEGJIA – PLANE ZHVILLIMI - PROJEKTE

 

plan1

Strategjia Territoriale për Zhvillim hartohet në bazë të VKM nr. 671, datë 29.7.2015, “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, neni 52 “Hartimi i Strategjisë Territoriale të njësisë vendore”.
Strategjia ka si qëllim ofrimin e një vizioni, përcaktimin e fushave të zhvillimit, duke mbrojtur të drejtat e njërëzve dhe sistemet natyrore, përcaktimin e prioriteteve dhe koordinimin e investimeve në territorin e Bashkisë Shkodër.

Kjo strategji formon dokumentin bazë mbi të cilin është hartuar Plani i Përdorimit të Tokës dhe Rregullorja e Zhvillimit.

Me Shume...



 

 

plan2

Plani i Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Shkodër hartohet në bazë të dispozitave ligjore të ligjit 107/2014, dt 01.10.2014 “Mbi Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Plani ka si qellim krijimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, planifikimin e masave për rigjenerimin urban, mbrojtjen e mjedisit, burimeve natyrore, peizazheve dhe hapësirave të gjelbra, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Plani i Përgjithshëm Vendor zbatohet nëpërmjet planeve sektoriale, planeve të detajuara vendore dhe lejeve të zhvillimit .

Me Shume...


 

 

plan3

Përmbajtja e dokumentit të Analizës të territorit mbështetet në ligjin nr. 107/2014, datë 31.07.2014, “Për Planifikimin e dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar dhe në aktet nënligjore të tij. Veçanërisht, si bazë referuese është Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 671, datë 29.07.2015, “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”.

Në këto kushte, Bashkia Shkodër, për t`iu përgjigjur sa detyrimeve ligjore, aq edhe sfidave reale, ka punuar intensivisht për të përgatitur dokumentin e analizave si pjesë e procesit të Hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të saj.

 

  

Me shume...

  

plan4

Vlerësimi Strategjik Mjedisore i Plani të Shkodrës është përgatitur bazuar në ligjin nr. 91/2013 "Për vlersimin strategjik mjedisorë".
Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është instrumenti kyç për integrimin e çështjeve mjedisore dhe parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në planifikimin strategjik dhe vendimmarrjen.

Vlerësimi Strategjik Mjedisor mund të kuptohet si “një proces sistematik i cili parashikon dhe vlerëson efektet e mundshme mjedisore gjatë hartimit të një plani apo programi, me qëllim adresimin e efektev të tyre që në fazat më të hershme të vendimmarrjes”.

Me Shume...
 
 
 
 
 
 
 
 
 
plan5

Plani Lokal i Mbrojtjes së Biodiveritetit është një dokument strategjik për ruajtjen e shumëllojshmërisë së gjallesave dhe ekosistemeve që ndodhen në territorin e Bashkisë Shkodër. Ky plan është i pari i hartuar në nivel vendor, i cili vjen në zbatim të strategjisë së Planit të Përgjithshëm Vendor për ruajtjen e mjedisit në territorin e Bashkisë Shkoder.

Plani ka si qëllim rregullimin e përdorimit të qëndrueshëm të biodiversitetit nëpërmjet integrimit të elementëve kryesore të biodiversitetit në strategjitë, planet, programet dhe vendimmarrjet e të gjitha niveleve.

  Me Shume...

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës