Kërko

Vizioni

 

vizioni Pamje e qytetit të Shkodrës nga Kalaja e Rozafës

Shkodra - qytet i vlerave evropiane, me ekonomi dinamike e konkuruese, me dije dhe krijimtari të avancuar, qytet ku zhvillimi i qëndrueshëm harmonizohet me mrekullinë e natyrës, njerëzit e trashëgiminë, qytet tërheqës e mikpritës që ofron mirëqënie për të gjithë.


Qëllimi 1: Shkodra me një ekonomi dinamike e me rritje të qendrueshme, punësim të larmishëm e biznese të cilat operojnë sukseshëm në tregun rajonal.

Qëllimi 2: Qytet me infrastrukturë, shërbime publike e rrjete komunikimi të standarteve të cilat mbështesin eco zhvillimin, të aksesueshem nga të gjithë dhe që inkurajojnë rritje ekonomike, dhe jetë të avancuar në komunitet.

Qëllimi 3: Komunitet me jetë kulturore të pasur e krijimtari bashkëkohore që forcon indentitetin e tij shpirtëror e zhvillon turizëm kulturor duke ruajtur e zhvilluar trashëgiminë kulturore e historike të qytetit

Qëllimi 4: Qendër arsimore e përparuar që zhvillon dijen bashkëkohore dhe inovacionit, mbështet formimin profesional e kërkimet, në sherbim të një rritje të shpejtë e dinamike.

Qëllimi 5: Zhvillim modern, estetik dhe mjedisor i territorit, i balancuar me bukuritë natyrore e trashëgiminë arkiterkturore, që nxit rritje ekonomike e mundëson standarte evropiane të banimit, hapsirës urbane e jetës në komunitet.Qëllimi 6: Konsolidimi i vazhdueshëm i kohezionit dhe mirëqënies sociale me komunitete që marrin pjesë aktivisht në avancimin e shoqërisë dhe demokracisë vendore.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës