Kërko

Vendndodhja e Bashkisë Shkodër

Bashkia Shkodër shtrihet në pjesën veriore të territorit të Republikës së Shqipërisë. Kjo ndarje administrative – territoriale përcaktoi si qendër të bashkisë së re qytetin e Shkodrës, themeluar në shekullin e katërt para Krishtit nga fisi ilir i Labeatëve. Shkodra ka qënë gjithmonë një qendër e rëndësishme urbane për rajonin, kjo gjë tregohet jo vetëm nga madhësia e shtrirjes urbane të qytetit por edhe nga funksionet që ka ushtruar. Qyteti ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe nga pikëpamja ekonomike për rajonin veçanërisht si rrjedhojë e lidhjeve tregtare me qytetin e Venedikut (Venecias). Nga Shkodra kalonin shumë rrugë të rëndësishme tregtare të periudhës së mesjetës dhe rilindjes të tilla si Venedik (Venecia)- Shkodër e cila më pas ndiqte luginën e Drinit për të dalë në Gjakovë dhe Prizren e prej këtej për të vazhduar në Shkup drejt lindjes.

Shkodra vazhdon të jetë qendra jo vetëm politike dhe administrative por edhe ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë së veriut. Me universitetin, bibliotekat, arkivat, kishat, xhamitë dhe muzetë ajo ofron një pamje të larmishme të Shqipërisë së sotme, që shkon drejt zhvillimit e në të njëjtën kohë qëndron e lidhur me traditat e vendit.

Me një ekosistem të larmishëm (Liqeni i Shkodrës, lumi Buna, Drin, Kir), shumë pranë detit Adriatik dhe pika më e afërt e transitit drejt veriut të gadishullit të Ballkanit dhe tregun e Bashkimit Evropian (me rrugë tokësore e hekurudhore), bashkia Shkodër manifeston të gjitha parakushtet e një zone të rëndësishme tregtare dhe transiti, si dhe një qendër e rëndësishme ekonomike dhe industriale e Shqipërisë. Konkretisht afërsia me:

  • Portin e Shëngjinit (45 km), Portin e Durrësit (98 km), aeroportin e Rinasit (82 km), Portin e Barit (Mal i Zi, 49 km), si dhe me Kosoven  nëpërmjet rrugës së Kukësit, 170 km.
  •  Malin e Zi nëpërmjet rrugës veriore Shkoder-Hani i Hotit - 40 km dhe rrugës së Muriqanit - 15 km.
  •  Lidhja me rrjetin e brendshëm hekurudhor si dhe me atë ndërkombëtar nëpërmjet Stacionit të Hanit të Hotit - 35 km larg , i cili mundëson lidhjen e vendit tonë me Europën Qendrore.   Liqeni i Shkodres bën të mundur lidhjen me anë të transportit ujor me Malin e Zi.
1 2

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës