Ujësjellësi dhe kanalizimet
Duke pasur një terren malor dhe të pasur nga pikëpamja hidrike,Shkodra ka një numër të konsiderueshëm burimesh ujore të cilat mund të përdoren për furnizimin me ujë të zonave të banuara. Kryesisht uji përdoret në dy fusha kryesore, atë të vaditjes për qëllime bujqësore dhe të furnizimit me ujë të pijshëm. Rrjeti i kanalizimeve të qytetit administrohet nga SH.A. Ujësjellës-Kanalizime në Bashkinë Shkodër. Në njësinë qendër rrjeti është i rehabilituar dhe në tërësi ka një funksionim normal, përveç ndërhyrjeve të ndryshme që mund të nevojiten. Ndryshe paraqitet gjendja në njësitë e tjera administrative, ku kërkohen ndërhyrje në rrjet.
Tarifat aktuale janë të miratuara nga Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit të Ujrave të Ndotura.
Tarifat e miratuara të shërbimit, sipas kategorive kryesore të klientëve:
Kategoria e klientëve |
Tarifë fikse |
Tarifa Uji |
Tarifa KUZ |
Familjarë |
100 lekë |
40
le
k
ë
/
m
3 |
15
le
k
ë
/
m
3 |
Ente Private |
100 lekë |
110
le
k
ë
/
m
3 |
20
le
k
ë
/
m
3 |
Institucione Buxhetore |
100 lekë |
110
le
k
ë
/
m
3 |
20
le
k
ë
/
m
3 |
Ky rrjet ujësjellësi ofron shërbimet e tij edhe në njësitë e tjera administrative ku vazhdimisht po kryhen investime dhe ndërhyrje të ndryshme.