Kërko

Udhëtimi në Shkodër

Udhëtimi në Shkodër

Një nga mënyrat më të mira për të arritur në Shkodër, kryesisht nga vendet e largëta, është nëpërmjet ajrit. Qyteti i Shkodrës ndodhet vetëm 80 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, “Nënë Tereza” dhe 60 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Podgoricës në Malin e Zi.

Në Shkodër mund të arrihet edhe nëpërmjet detit. Porti i Durrësit ndodhet 123 km larg, ai i Vlorës 233 km dhe ai i Tivarit në Malin e Zi 60 km.

Me makinë ka disa mënyra për të ardhur në Shkodër.
Nëse vini nga veriu (Mali i Zi): Hani i Hotit – Shkodër (38 km), Muriqan – Shkodër (16 km)
Nëse vini nga Kosova: Morinë – Kukës – Milot – Lezhë –Shkodër (160 km)
Nëse vini nga Dibra e madhe: Bllatë – Peshkopi – Burrel – Milot – Lezhë - Shkodër (208 km)
Nëse vini nga Ohri, Pogradeci, Korça dhe Kapshtica:
Qafë Thanë – Librazhd – Elbasan – Tiranë – Lezhë – Shkodër (272 km)
Nëse vini nga Kakavija, Saranda, Gjirokastra dhe Vlora duhet të mbërrini fillimisht në Fier për të vazhduar: Fier – Durrës – Fushë-Krujë – Lezhë -  Shkodër (158 km nga Fieri).

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës