Kërko

Trashigimia Historike

Shkodra Vendbanim Qytetërimesh - Historik

Historiku i Zhvillimit Urban të Qytetit

Ndërhyrje Rahbilituese në Qendrën Historike të Qytetit

Planimetria e Kalasë ROZAFA


Qendra historike dhe zona e mbrojtur

Në vitin 2008, Instituti i Monumenteve të Kulturës (MTKRS) në bashkëpunim me bashkinë Shkodër kanë përgatitur hartën e re të Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur ku kategorizohen sipas rëndësisë së vlerave të trashëgimisë kulturore dhe historike, ndërtesat që i përkasin kësaj zonë. Rregullorja për administrimin e Qendrës Historike është miratuar me VKM Nr.1183, dt. 5.08.2008 “Për miratimin e rregullores “Për administrimin e qendrës historike dhe zonës së mbrojtur në qyetetin e Shkodrës””.
Objektivat kryesorë të këtij studimi dhe rregullores në zbatim të tij janë:

  • mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i vlerave të trashëgimisë kulturore, historike, urbanistike, arkitektonike dhe mjedisore të qendrës historike dhe zonës së mbrojtur të qytetit të Shkodrës;
  • administrimi i qendrës historike dhe zonës së mbrojtur
  • mënyrat e bashkëpunimit të institucioneve të ngarkuara për mbrojtjen, restaurimin dhe mirë administrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Shkodrës.

trashigimia1

Zona Arkeologjike

Parku Arkeologjik Shkodër, ka një sipërfaqe prej rreth 70 ha. Kalaja “Rozafa”, me një sipërfaqe prej 3.6 ha dhe një perimeter muresh rrethues prej 881 m, është objekti më i rëndësishëm i Parkut.  Ajo dominon mbi një kodër shkëmbore ndërmjet lumejve Drin dhe Buna, në hyrjen juglindore të qytetit të Shkodrës.
Historia e ndërtimit të Kalasë së Rozafës ka kaluar në disa faza. Gjurmët antike të saj, teknika e mureve me blloqe poligonalë, ruhen pranë hyrjes kryesore dhe datojnë të shek.IV p.e.s. Kalaja kishte një rol të rëndësishëm si qendër e fortifikuar ilire gjatë periudhës së mbretit Ilir Genti në mesin e shek.II p.e.s. Historiani romak Tit Livi e quante Shkodrën vendin më të fortifikuar të fisit Ilir të Labeatëve. Në mesjetë Kalaja njihet me emrin Rozafa, të cilin duhet ta ketë marre aty mes shek.V-VI-të.
Ndër objektet më të spikatura monumentale dhe historike  të kalasë veçojmë: Barbakanin në hyrje të Kalasë (Shek.XV), Kishën e Shën Stefanit ndërtuar që në shek XIII e cila pas pushtimit osman u  transformua në xhami, si dhe Kapitenerinë e periudhës Veneciane që sot shërben si Muzeu i Keshtjellës. Kalaja u braktis përfundimisht në vitin 1865 nga administrata e qytetit.

trashigimia2

Parku Arkeologjik Shkoder

Në vitin 2010 u bë një rivlerësim i zonës arkeologjike dhe u evidentuan 2 zona, A dhe B, sipas rëndësisë të cilat u miratuan së bashku me rregulloren përkatëse me VKM Nr.429, dt. 28.4.2010 “Për shpalljen e Zonës Arkeologjike "A" dhe "B" të qytetit të Shkodrës dhe miratimin e rregullores së administrimit”. Në rregulloren e administrimit jepen qartësisht format e bashkëpunimit dhe rolet e institucioneve të ngarkuara për mbrojtjen, restaurimin dhe mirë administrimin e vlerave të kësaj zonë.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës