Kërko
Shpallje/Njoftime

Thirrjen Publike për zgjedhjen e një përfaqësuesi të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) në Komisionin Administrativ të Vlerësimit të aplikimeve për Thirrjen e III publike për OSHC-të Bashkinë Shkodër në kuadër të partneritetit me programin ReLOaD

05.03.2020

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:
•Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
•OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
•Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
•Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.

Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Shkodër shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OSHC-ve në Komisionin Administrativ të Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në Bashkinë Shkodër.

Përfaqësuesi i OSHC-së në Komisionin Administrativ të Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
•Përfaqësuesi i OSHC-ve do të jetë anëtar i Komisionit Administrativ të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me rregulloret e Projektit ReLOaD;
•Përfaqësuesi i OSHC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin Administrativ tëvlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
•Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
•Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit Administrativ të vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dalura nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e Komisionit Administrativ të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit Administrativ të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OSHC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

•Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
•Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
•Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të;
•Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
•Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën: planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al

•CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
•Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit, duke specifikuar edhe bashkinë ku preferon të përfshihet);
•Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OSHC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OSHC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.

Përfaqësuesi i OSHC-s duhet të jetë i gatshëm të punoj pro bono/pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-s duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në komision administrativ (një ose dy ditë) gjatë periudhës 13-20 Prill 2020.

OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin Administrativ të Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të projektit ReLOaD në Bashkinë Shkodër.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 1 prill 2020, ora 16:00.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës