Kërko

Taksat tarifat gjobat

Informacion për të  njohur detyrimin ligjor që ka çdo qytetar  i rregjistruar në rregjistrin e gjendjes civile të Bashkisë Shkoder.

información_logo Informacion


Detyrimet ligjore që lidhen me kontributin e qytetarëve  në zhvillimin e komunitetit tonë janë të përcaktuar nga Këshilli Bashkiak me vendimin e tij nr.2 , date 31.01.2014 “ Për Paketën Fiskale te vitit 2014”,e cila jep të detajuar të  gjitha kontributet që duhet të  paguajnë familjaret  dhe bizneset për vitin 2014 . Sipas paketës fiskale për vitin 2014 detyrimet  familjare do te jenë në  masën 6.000(gjashtëmije ) lekë në vit ku përfshihen ( pastrim, gjelbrim ndriçim si dhe taksa e ndërteses    Baza e taksës së ndërtesës mbi ndërtesat është siperfaqja  e ndërtimit ne m² e ndërteses ose e pjesës së saj mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për cdo kat . Siperfaqja e pronësisë se qytetarit përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë  këtë  pronësi. Kategoritë e bazës së taksës dhe nivelet treguese të  taksës mbi ndërtesa banimi  jane 12 leke/m²/vit, ndësa për  ndërtesa e dyta të banimit është 24 leke/m²/vit

Lehtesite per kategori te ndryshme sociale si: Pensionistet, Përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët e përhershem të plote ( Kryefamiljare ) të verberit ( kryefamiljare), Te sëmuret paraplegjik dhe tetraplegjik ( kryefamiljare ), jetime me status.

Këto kategori  për të përfituar lehtësitë  duhet të dorëzojnë  pranë Drejtorise  së te Ardhurave  dëshminë e  gjendjes së tyre dhe konkretisht duhet te plotesojne kushtin qe te jene kryefamiljare dhe pa persona të tjerë  madhore në ngarkim ( mbi 22 vjeç ) në çertifikatën familjare,  librezën e invalidit,  vërtetimin e përfituesit të ndihmes ekonomike të  cilet përfitojne një zbritje prej 2400 lekësh.

Listën me përfituesit sipas kategorive përfituese Drejtoria e të Ardhurave  ja përcjell Ndermarrjes se Ujësjelles – Kanalizime Sh.a, e cila është agjent tatimor për taksat familjare e cila bën zbritjen në faturen e ujit.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës