Kërko

Taksat dhe tarifat vendore

 Në Republikën e Shqipërisë sistemi i taksave përbëhet nga dy nivele: Taksat Kombëtare dhe Taksa vendore të cilat rregullohen nga legjislacioni përkatës. Ligji “Për taksat kombëtare”
nr. 9975, datë 28.07.2008, i ndryshuar përcakton si taksa kombëtare: taksa portuale; taksa e qarkullimit për benzinën dhe për gazoilin; taksa e mjeteve të përdorura të transportit; e rentës
minerare; e akteve dhe e pullës; taksa e karbonit për benzinën, për gazoilin, për qymyrin, për vajgurin, për solarin, për mazutin dhe për koks nafte; taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit; e ambalazheve të plastikës dhe të qelqit; Taksa mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror në përdorim; Taksa mbi primet e shkruara, me përjashtim të primeve të sigurimit për produktet e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil; Taksë regjistrimi fillestar dhe taksë e përvitshme për automjetet luksoze. Për më shumë www.tatime.gov.al.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë një sërë të drejtash dhe detyrimesh.
E drejta dhe detyrimi i mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, është e garantuar me ligj.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës