Kërko

Taksa dhe tarifa vendore

Në taksat vendore përfshihen:

a.Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, të cilën e paguan çdo subjekt i cili gjatë vitit fiskal kryen një biznes me qarkullim më të vogël ose të barabartë me 8 milion lekë.
b.Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen:
Taksa mbi ndërtesat, e cila llogaritet si shumëzim i bazës së taksës me shkallën ë taksës mbi ndërtesen. Dokumentet që vërtetojnë pronësinë janë: Çertifikata e Pronësisë, Vendimi i Komisionit të Kthimit Pronave, Vendimi i Privatizimit etj. dokumente, konform legjislacionit në fuqi
Taksa mbi tokën bujqësore, llogaritet mbi bazen e kategorisë së tokës bujqësore (I - X) shumëzuar me shkallën e taksës së tokës bujqësore. Sipërfaqja e tokës përcaktohet mbi bazën e dokumenteve të pronësisë, formularit nr.6, aktit të pronësisë, çertifikatës së regjistrimit të tokës.
Taksa mbi truallin, llogaritet mbi bazën e qëllimit per të cilin përdoret trualli shumëzuar me shkallën e taksës mbi truallin. Trualli është një sipërfaqe toke, jo bujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi të.
Pagesës së taksës i nënshtrohen të gjithë personat fizik ose juridik, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli ishfrytëzimit të këtyre pasurive, përveç rasteve që parashikohetndryshe në ligj. Detyrimin për taksën mbi pasurinë e paluajtshme e ka, sipas rastit,pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisësë paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente pronësie.
c.Taksa e fjetjes në hotel përfshin strukturat akomoduese sipas kategorive të mëposhtme:
“Bujtinë”; “Fjetinë” (Hostel); “Kamping”;  “Hotel”;  “Motel”;  “Resort”; “Qendër kurative”; “Fjetje dhe mëngjes” (B&B).
d.Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja; Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të
investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.
e.Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme; Niveli i taksës përcaktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2%. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga per- soni, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
f.Taksa e tabelës; Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha subjektet që duhet të vendosin emërtimin e subjektit në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë, në hapësira të tjera publike të lejuara ose private, qofshin këto të lëvizshme ose të palëvizshme dhe që shërbejnë për qëllime identifikimi. Vendosja e tabelës për qëllim identifikimi është detyrim për të gjithë subjektet, me përjashtim të ambulantëve. Tabela të një përmase 0 deri 2m2 kanë kosto zero lekë, ndërsa mbi 2 m2 kanë kosto të përcaktuara sipas Ligjit 107 datë 30.11.2017. Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit harton planin për vendosjen e mundshme të tabelave për qëllime reklamimi, të thjeshta dhe elektronike.
g.Disa nga tarifat kryesore për shëbimet e ofruara nga Bashkia janë: Tarifa e pastrimit dhe largim- it të mbeturinave; Tarifa e ndriçimit; Tarifa e gjelbërimit; Tarifa për liçensim të transportit të udhëtarëve; Tarifa e parkimit për çdo mjet të liçensuar; Tarifa parkimi për automjet; Tarifa për dhënien e liçenses për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj; Tarifa në sektorin  e pyjeve dhe kullotave, etj.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës