Kërko

Taksa dhe tarifa doganore

Sistemi doganor ka shumë rëndësi për proçesin e barazpeshës në treg dhe për stabilitetin e çmimeve dhe nga ana tjetër është instrument për harmonizimin e sistemit ekonomik në Re-
publikën e Shqipërisë. 

Importi i mallrave

Vendosja në qarkullim të lirë u jep mallrave joshqiptare statusin doganor të mallrave shqiptare. Kjo sjell zbatimin e masave të politikës tregtare, kryerjen e formaliteteve të tjera të parashikuara për importimin e mallrave si edhe pagesën e detyrimeve të importit. Informacioni për Importin e mallrave gjendet në nenet 103 - 106 të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 - Kodi Doganor. Dokumentet e domosdoshëm që duhet të paraqiten në doganë për importimin e mallrave sipas neneve 142 dhe 145 të VKM nr. 205, datë 13.4.1999, “Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor”, i ndryshuar, janë:

•      Çertifikata e cilësisë
•      Fatura
•      Deklarata doganore
•      Çertifikata e origjinës EUR 1 
•      Packing listë
•      NIPT-i
•      Dokument tranziti
•      Fatura

Eksporti i mallrave

Regjimi i eksportit lejon që mallrat shqiptare të dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë. Eksportimi sjell zbatimin e formaliteteve të daljes, duke përfshirë edhe masat e politikës tregtare dhe, kur është rasti, detyrimet e eksportit. Informacioni për eksportin e mallrave gjendet në nenet 181-182 të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 - Kodi Doganor, si dhe nenet 428-441 të VKM nr.205, dt13.04.1999. Dokumentet e domosdoshme që duhet të paraqiten në doganë për eksportin e mallrave janë:
•      Çertifikata e origjinës
•      Fatura
•      Deklaratë doganore
•      Dokument transporti CMR
•      Paking listë
•      NIPT-i


 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës