Kërko
Shpallje/Njoftime

THIRRJE E TRETË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

27.02.2020

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.

Për sa më sipër, Bashkia Shkodër dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e BashkisëShkodër si mëposhtë:
1. Mbështetja për zhvillimin ekonomik
1.1 Promovimi i burimeve natyrore, kulturore dhe produktit vendor të 11 njësive administrative të Bashkisë Shkodër.
1.2 Promovimi i burimeve natyrore, kulturore dhe produktit vendor të njësive administrative Shosh, Pult, Postribë, Rrethina.
1.3 Promovimi i burimeve natyrore, kulturore dhe produktit vendor të njësive administrative Berdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi.
2. Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit
2.1 Organizimi i aktiviteteve që synojnë promovimin e elementeve të trashëgimisë kulturore që favorizojnë zhvillimin e turizmit në territorin e Bashkisë Shkodër.
2.2 Organizimi i aktiviteteve që synojnë promovimin e burimeve turistike të territorit të Bashkisë Shkodër.
3. Trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe kulturore
3.1 Organizimi i aktiviteteve që synojnë organizimet festive kulturore argëtuese, që favorizojnë rritjen e zhvillimin e jetës kulturore në territorin e Bashkisë Shkodër.
3.2 Organizimi i aktiviteteve kulturore që kanë efekt në rritjen e cilësisë artistike, përmes ngjarjeve të mëdha artistike.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 650.000 Lek deri 3.000.000 Lek.

OSHC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 5.000.000 Lek për gjithë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD (Shkurt 2018 – Gusht 2020).
Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 3 deri në 9 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Prill/2020 deri në Dhjetor/2020.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Shkodër do të jetë i disponueshëm nga 27/02/2020 pas dërgimit të një kërkesë me e-mail në adresën planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, pranë Bashkisë Shkodër. Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë www. bashkiashkoder.gov.al.
Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë takime informuese/ditë të hapura:
1. Bashkia Shkodër do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e tretëpublike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Shkodër takimi informues do të organizohet më 09/03/2020. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkita përkatëse nëpërmjet website.
2. Mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të konsultimeve për shkrimin e projekt-propozimit. Në Bashkinë Shkodër, drejtoritë përgjegjëse do të jenë në dispozicion të OSHC-ve gjatë gjithë kohëzgjatjes së Thirrjes, për sqarime dhe informacione shtesë në lidhje me prioritetet/nënprioritet e thirrjes të pasqyruara në dokumentacionet e Bashkisë Shkodër (strategji, buxhet vjetor, fishprojekt, kalendar aktivitetesh, etj, në kuadër të kësaj Thirrjeje.
3. Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 03/04/2020, ndërsa përgjigjet do të jepenme shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:
Aplikimet e plotësuara (me të gjithëdokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 16:00, në adresat në vijim:
Bashkia Shkodër
Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Nr.1 4001, Shkodër

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 10/04/ 2020 , ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “ Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 15 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë www.bashkiashkoder.gov.al.

Dokumentat për shkarkim

 


 
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës