Kërko

Studimi i Firences, Shirokë - Zogaj

Studimi i Firences, Shirokë - Zogaj


Zona Turistike Shirokë – Zogaj shtrihet në perëndim të qytetit të Shkodrës. Kjo zonë kufizohet nga veriu me Liqenin e Shkodrës, nga jugu me Malin e Taraboshit, nga lindja me Lumin e Bunës dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi. Kjo zone ka një vijë ujore me gjatësi rreth 14.5 km, nga e cila rreth 10 km ka breg shkëmbor dhe 4.5 km fushor. Këtu përfshihen të tre llojet e relievit, malor (i cili është mbizotërues), kodrinor dhe pak sipërfaqe të karakterit fushor (e përqendruar pranë bregut të Liqenit) .

Lartësia e nivelit të ujit të Liqenit të Shkodrës është e ndryshueshme. Kështu, në sezonin e shirave arrin në +10.00 m mbi nivelin e detit dhe në sezonin e thatësirës arrin në +06.00m. Thellësia mesatare e Liqenit është 10m. Sipërfaqja e Liqenit është 369 km2, nga të cilat 149 km2 janë në territorin shqiptar dhe pjesa tjetër i takon Republikës së Malit të Zi.

Shiroka ndodhet në këmbët e Malit të Taraboshit, në perëndim të Liqenit të Shkodrës, vetëm 5-6 km larg qytetit. Ndërsa 6 km më tej, në pjesën veriperëndimore të Liqenit, ndodhet fshati Zogaj.

Të Dhëna Demografike mbi Qendrat e Banuara

 
popullsia_foto Popullsia e Shirokës 2000 - 2007

Në Bashkinë Shkodër ka 5 njësi administrative dhe në përbërje të Njësisë Nr.1 janë edhe dy fshatrat Shirokë dhe Zogaj. Këto dy fshatra janë bërë pjesë e qytetit në vitin 1996, pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit Bashkisë së Shkodrës iu shtuan edhe dy fshatrat Zogaj dhe Shirokë.
Popullsia e lagjeve Shirokë dhe Zogaj është 1693 banorë që zë 6.9% të popullsisë së Njësisë Administrative Nr.1.
Shiroka ka 308 familje dhe Zogaj 75, me një përbërje familjare mesatare prej 3.6 pjesëtarë.
Gjatë periudhës 1995-2006 ritmet e rritjes së popullsisë për vetë qytetin e Shkodrës dhe dy fshatrat Shirokë dhe Zogaj janë të ndryshme.
Shiroka ka koefiçientin me të lartë të rritjes me 30.9% Ndërsa Zogaj shfaq koefiçientin më të ulët të rritjes së popullsisë.

 
popullsia_zogaj_foto Popullsia në Zogaj

Në Zogaj ka 107 familje me mesatarisht 3.6 pjesëtarë. Në ndryshim nga Shiroka, femrat zënë një përqindje pak më të lartë e konkretisht 52.3% të popullsisë.

Në bazë të analizave të zhvillimit demografik të lagjeve Shirokë dhe Zogaj në dhjetëvjeçarin e fundit dhe faktorit kryesor (emigrimi / imigrimi), i cili do të ndikojë në zhvillimin e popullsisë në të ardhmen, është përcaktuar edhe prognoza e rritjes deri në vitin  2030, bazuar në supozimet:

  • Popullsia është në moshë të re;
  • Situata ekonomike e popullsisë pritet të stabilizohet apo të përmirësohet duke u bazuar në resurset natyrore dhe potencialet e zhvillimit;
  • Rritja vjetore e popullsisë duke marrë në konsideratë lëvizjen natyrore dhe atë në hapësirë do të jetë në vlerën afërsisht 1,3%;
  • Kjo zonë do të jetë pjesë integrale e qytetit kryesor të veriut të Shqipërisë. 
      qyteti_shkodres

Bashkia Shkodër ka treguar një interes të veçantë për të siguruar një instrument bashkëkohor të administrimit e të kontrollit mbi territorin e qendrave të banuara Shirokë-Zogaj, duke mbrojtur biodiversitetin e zonës dhe zhvilluar ekonominë lokale dhe rajonale. Një gjë e tillë është reflektuar në të gjitha dokumentet kryesore strategjike e rajonale të hartuara mbas vitit 2000.
Në këtë kuadër është hartuar Plani i Përgjithshëm Rregullues/Plani territorial i Zonës Shirokë-Zogaj. Zhvillimi i qëndrueshëm arrihet kur zhvillimi i një hapësire plotëson nevojat e brezave të sotëm që jetojnë dhe e shfrytëzojnë atë, duke mos cënuar mundësitë për zhvillimin perspektiv dhe për plotësimin e kërkesave e nevojave, si edhe për zgjedhjen e mënyrës së jetesës për brezat e ardhshëm.
E ardhmja e turizmit në këtë zonë, do të bazohet gjithashtu në partneritetin e aktorëve të sektorit të turizmit, misioni i të cilëve përshkruhet në Strategjinë e Turizmit 2012, si i tillë:

  • I krijon mikpritje turistëve dhe për këtë arsye e kupton mikpritjen dhe cilësinë e lartë të shërbimit si një nga elementët më të rëndësishëm brenda produktit turistik;
  • Mbron dhe madje zhvillon mjedisin në mënyrë aktive;
  • Mbështet trashëgiminë kulturore.

Infrastruktura Inxhinierike

Rrjeti rrugor

Zona lidhet me qytetin e Shkodrës me anën e Urës së Bunës. Atë e përshkon vetëm një rrugë buzë Liqenit, që përfundon në dalje të lagjes Zogaj. Gjerësia e kësaj rruge është 3-5 m, ku segmenti Shirokë-Zogaj është më i ngushti. Rruga është e asfaltuar dhe e pamirëmbajtur.
Në këtë zonë funksionon një linjë e transportit urban Shkodër - Shirokë - Zogaj.
Gjithashtu në zonë është dhe një rrugë e cila të çon në majën e Taraboshit, ku janë të përqendruara sistemi i antenave radiotelevizive dhe të ndërlidhjes telefonike.

Rrjeti elektrik

Zona furnizohet nga nënstacioni i Shkodrës me linja të tensionit të mesëm 6/10kW.

Rrjeti i ujësjellësit

Shiroka dhe Zogaj janë parashikuar me një rritje jo shumë të madhe të kapaciteteve mbajtëse, mbështetur në të dhënat e siguruara nga Studimi i Fizibilitetit për Projektin e Ujësjellës-Kanalizimit të qytetit të Shkodrës, i hartuar në vitin 2006 me një financim të KfW. Studimi është mbështetur në prognozat për kërkesat e infrastrukturës deri në vitin 2030, me një rritje të popullsisë nga aktivitetet turistike me 5% në vitin 2016 dhe 20% në vitin 2030.
Ky rrjet është i ndarë nga rrjeti i qytetit të Shkodrës.
Aktualisht eshte ndertuar rrjeti i ri i furnizimit me uje per zonen ne fjale me nje investim prej 45 milion lekesh te reja.. Njekohesisht eshte duke u punuar per rrjetin e kanalizimit te ujrave te zeza si edhe impianitin e pastrimit te tyre me nje fond prej 2.3 milion euro.

Permbytjet e vitit 2010 ne qytetin e Shkodres, paten ndikimin e tyre negativ edhe ne kete zone. Keshtu rruga e Shirokes , duke filluar nga Ura e Bunes e deri ne drejtim te Zogajve me nje gjatesi rreth 3.3 u permbyt ne nje pjese te madhe te saj. Rruga pati demtime te medha te cilat me nderyrjen e Bashkise Shkoder si edhe Drejtorise se rrugeve u riparian pjeserisht.

Nderhyrja qe propozojme lidhur me zgjerimin e rruges Shiroke Zogaj kryesisht nga pjesa e kodres do te jete nje zgjidhje per te eleminuar efektin e permbytjes, njekohesisht do te jete edhe ne funksion te zhvillimit te turizmit ne kete zone.

Rruga propozohet te zgjerohet 3-3.5 m nga ana e kodrave. Pjesa nga liqeni ne nje gjeresi 3m do te pershtatet per te qene shetitore per kembesore 2m dhe bicikleta1m.

Kufizimi do te jete me ndarese metalike dhe me dy nivele rruga automobilistike dhe shetitore. Projekti te  parashikoje Ndricimin publik si edhe mbledhjen e ujrave te bardha vetem te rruges. Aktualisht jane duke u ndertuar Ujesjellesi dhe KUZ.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës