Kërko

Spitali Rajonal Shkodër

Spitali Rajonal i Shkodrës është një nga Spitalet Rajonale më të mëdha me një kapacitet mëse të përballueshëm për rajonin e Shkodrës. Spitali ofron kujdesin mjekësor me anë të poliklinikës së specialiteteve, shërbimin e Pranim – Urgjencës, laboratorin klinik – biokimik dhe baktereologjik dhe shërbimin me shtretër në specialitetet e veta. Shërbimi i kirurgjisë në Spitalin Rajonal Shkodër ka statusin e klinikës universitare. Mjekët tanë marrin pjesë rregullisht në aktivitetet mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shërbimet që ofrohen në spitalin e Shkodrës janë:
Banka e gjakut; Kabinetet e Konsultave; Shërbimi i Anestezi Reanimacionit; Shërbimi i Farmacisë; Shërbimi i Imazherisë; Shërbimi i Kardiologjisë; Shërbimi i Kirurgjisë; Shërbimi i Laboratoreve; Shërbimi i Neurologjisë; Shërbimi Obstetrik Gjineokologjik; Shërbimi i Orl Okulistikë Maksilofaciale; Shërbimi i Ortopedisë e Traumalogjise; Shërbimi i Patologjise; Shërbimi i Pediatrisë; Shërbimi i Pranim Urgjencës.

Nr Njësia Administrative Ambulanca Konsultore për gra dhe femijë Spitale Ekzistues Mjekë Personel mjeksor
1 Bashkia Shkodër 23 10 1 47 126
2 Ana e Malit 6 1 0 3 13
3 Berdicë 6 1 0 3 14
4 Dajç 10 1 0 3 15
5 Guri i Zi 10 1 0 3 13
6 Postribë 12 1 0 4 22
7 Pult 7 1 0 1 8
8 Rrethina 11 1 0 6 29
9 Shalë 8 1 0 1 7
10 Shosh 6 1 0 1 4
11 Velipojë 10 1 0 3 11
Total
109 20 1 75 262

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës