Kërko

Sistemi doganor

Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë që prej vitit 2000. Niveli i tarifave doganore përcaktohet në bazë të Nomenklaturës së Kombinuar të Klasifikimit të Mallrave në nivel 8 shifror. Ky klasifikim është në përputhje të plotë me nomenklaturën e klasifikimit të mallrave që zbaton Bashkimi Europian. Sistemi tarifor është mjaft i thjeshtë. Tarifat doganore që zbatohen  janë: 0%, 2%, 5%, 6%, 10% dhe 15%.
Në  zbatim  të marrëveshjeve  të tregtisë së lirë, Shqipëria zbaton:

Tarifa preferenciale import me vendet e marrëveshjes CEFTA, EFTA, Bashkimin Europian dhe Turqinë. Për produktet industriale (kapitujt 25-97 të nomenklaturës së klasifikimit të mallrave) këto tarifa janë 0%, ndërsa për produktet bujqësore në përputhje me përcaktimet në marrëveshjet përkatëse.

Trajtimi tarifor favorizues, prej të cilit mund të përfitojnë disa mallra për shkak të natyrës së tyre ose të përdorimit të tyre të veçantë. Ai i nënshtrohet kushteve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të Kodit Doganor.

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)
Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në aktivitetet e eksportit apo importit, janë të detyruar të regjistrohen, në mënyrë që të paguajnë TVSH-në.
 
Importit
TVSH-ja llogaritet, zbatohet  dhe paguhet  në momentin kur mallrat  hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Norma e TVSH-së është 20% e vlerës së tatueshme.
Janë të përjashtuara nga TVSH-ja: importimi i mallrave  që përjashtohen në tregun e brendshëm; mallrat  në regjim tranziti; mallrat në regjim importi të përkohshëm ose në regjim përpunimi aktiv; Importimi i kafshëve të gjalla për mbarështim; importimi i mallrave  nga NATO  dhe organet e saj; mjetet e importit, të cilat ndihmojnë për të integruar individët me aftësi të kufizuara p.sh. paraplegjikët; Importimi i anijeve; importimi i makinerive dhe pajisjeve, në mënyrë që të përmbushen kontrata dhe investime me vlerë mbi 50 milionë lekë; importimi i makinerive dhe pajisjeve, në mënyrë që të arrihen kontratat e investimit në regjimin e përpunimit  të brendshëm  dhe të agro-biznesit, Importimi i hekurit dhe çimentos të përdorur si lëndë e parë për ndërtimin  e veprave hidrike; Importimi i makinerive prodhuese nga subjekte të tatimit e tatimit  të thjeshtuar mbi fitimin (me qarkullim vjetor nga 0 deri në 8 milionë lekë).

Eksporti
TVSH zbatohet në masen 0% për mallra që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë. Për transportin  ndërkombëtar të mallrave ose të pasagjerëve dhe furnizimet e mallrave e të shërbimeve në lidhje me të. Ministri i Financave dhe  Ministri i Punëve Publike, Transportit  dhe Telekomunikacionit kanë të drejtë të caktojnë me udhëzim të përbashkët cilat janë furnizimet e mallrave e të shërbimeve në lidhje me transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve. Për furnizimet e mallrave e shërbimeve në lidhje me veprimtaritë tregtare ose industriale në det.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës