Kërko

Si të vish në Shkodër

Lidhjet me rrjetin e transportit  rrugor, portual dhe aeroportual të Bashkisë Shkodër

Pozita gjeografike dhe afërsia me pikat kufitare ndihmon në krijimin e një shtrirje urbane policentrike përtej kufirit me Malin e Zi duke u lidhur nëpërmjet aseteve rrugore, detare dhe  aeroportuale të Shkodrës, Lezhës, Shëngjinit, Tiranës, Durrësit, si dhe Podgoricës, Barit dhe Ulqinit.

rruget1

Rrugët:
Shkodra lidhet me kryeqytetin Tiranë përmes korridorit Veri-Jug të Shqipërisë me distancë 98 km.
Lidhja me Kosovën nëpërmjet rrugës së Kombit është 170 km. Me Malin e Zi lidhet  nëpërmjet 3 pikave  kufitare: Muriqan 14 km, Hani i Hotit 35 km si dhe pika kufitare Grabom 58 km.

Porte:
Porti i Shëngjinit ndodhet në distancën 45 km, port kryesisht i përdorur për transportin e mallrave.
Porti i Durrësit nga i cili kryhen udhëtime të përditshme për në Itali dhe në vende të tjera është 105 km larg nga qyteti i Shkodrës. Në distancën prej 48 km, ndodhet porti i Barit në Malin e Zi.

Aeroporte:
Aeroporti i vetëm i Shqipërisë është aeroporti “Nënë Tereza” me distancë prej 83 km. Distanca me aeroportin e Podgoricës, Mali i Zi, është 65 km.

Distancat

Shkodra Distanca (km)
Tiranë 98
Durrës 105
Shëngjin 45
Vlora 220
Prishtina 261
Bar (Mali i Zi) 48
Podgoricë (Mali i Zi) 60
Dubrovnik (Kroaci) 178

  harta rajonale

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës