Kërko

Shpallje vende të lira pune "Punonjës Policie dhe Inspektorë Policia Bashkiake, Bashkia Shkodër"

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ligjit Nr.8224, datë 15.05.1997 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe të Komunës”, të ndryshuar, Vendimit Nr.313, datë 01.07.2002 të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar; Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,

Bashkia Shkodër shpall konkursin për vendet e lira  të punës në pozicionet:

Punonjës Policie   –    2 ( dy )

Inspektor              –    1 ( një )

1- Kandidatët për polic duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
- Të jetë i moshës nga 19-27 vjeç;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
- Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;       
  
2- Kandidatët për inspektor duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer arsimin e lartë.
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht dhe mendërisht për të vepruar;
- Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
- Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
•Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
•Curriculum Vitae;
• Fotokopje e Kartës së Identitetit;
•Çertifikatë e përbërjes familjare;
•Librezë ushtarake ose vërtetim nga dega e mobilizimit ushtarak;
•Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
•Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
•Fotokopje e librezës së punës;
•Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
• Raport mjeko-ligjor për ushtarakë;
• Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
•Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi);
•Vërtetim nga Gjykata ( që nuk është aktualisht në proces gjyqësor)
•Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave (që nuk është person fizik dhe juridik);
•2 Fotografi ( një copë 9 x 6 cm dhe një copë 2.5 x 3.5 cm).

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË TESTOHEN
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a-  Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”
b- Njohuritë mbi ligjin nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar)
c- Njohuritë mbi Rregulloren së Brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës.
d- Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë ZIN në Bashkinë Shkodër, brenda datës  02 Nëntor 2019.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës