Kërko

Shpallje për vend të lirë pune "Punonjës Policie dhe Inspektorë - Policia Bashkiake,Bashkia Shkodër"

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ligjit Nr.8224, datë 15.05.1997 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe të Komunës”, të ndryshuar, Vendimit Nr.313, datë 01.07.2002 të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar; Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall konkursin për vendet e lira të punës në pozicionet:

  • Punonjës Policie – 1 ( një )

  • Inspektor – 1 ( një )

1- K andidatët për polic duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
  • Të jetë i moshës nga 19-27 vjeç;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  • Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
  • Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
  • Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;

2- K andidatët për inspektor duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë të kryer arsimin e lartë.
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht dhe mendërisht për të vepruar;
  • Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
  • Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
  • Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
  • Curriculum Vitae
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  • Çertifikatë e përbërjes familjare;
  • Librezë ushtarake ose vërtetim nga dega e mobilizimit ushtarak;
  • Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  • Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  • Fotokopje e librezës së punës.
  • Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
  • Raport mjeko-ligjor për ushtarakë;
  • Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
  • Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi)
  • Vërtetim nga Gjykata ( që nuk është aktualisht në proces gjyqësor)
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave (që nuk është person fizik dhe juridik);
  • 2 Fotografi ( një copë 9 x 6 cm dhe një copë 2.5 x 3.5 cm).

F USHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË TESTOHEN

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”
  2. Njohuritë mbi ligjin nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar)
  3. Njohuritë mbi Rregulloren së Brendshme “Tip” të policisë së bashkisë e komunës.
  4. Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë ZIN në Bashkinë Shkodër, brenda dates 14/10/2019.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës