Kërko

Shpallje për vend të lire pune - Punonjës Policie, Policia Bashkiake, Bashkia Shkodër

Në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ligjit Nr.8224, datë 15.05.1997 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe të Komunës”, të ndryshuar, Vendimit Nr.313, datë 01.07.2002 të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar; Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i RepublikëssëShqipërisë” i ndryshuar, Bashkia Shkodër organizon konkursin për vendin e lire të punës në pozicionin:

  • Punonjës Policie – 1 ( një )

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT

  1. të ketë mbaruar shkollën e mesme, kanë përparësi kandidatët që kanë mbaruar arsimin e lartë, kanë experience pune ose shkollim apo trajnime në fushat e policise,ushtrisë,SHRSF apo eksperienca të ngjashme.
  2. të jetë i moshës 19-27 vjeç dhe me gjatësi 1.70 m për kandidatët meshkuj.
  3. të ketë kaluar në formim (trajnim) në Akademinë e Policisë së Rendit sipas programit të miratuar për këtë qëllim me marrëveshj e të përbashkëta me Ministrinë e Rendit Publik

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si mëposhtë:

  1. Fotokopje të kartës së identitetit;
  2. Kërkesë punësimi;
  3. Curriculum vitae (CV);
  4. Fotokopje të diplomës dhe listën e notave apo dëftesë pjekurie;
  5. Vërtetim gjykate dhe prokurorie;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
  7. Çertifikate mjekesore te leshuar nga institucionet shendetsore;
  8. Librezën e punës;
  9. Fotokopje të çdo kualifikimi, kryesisht në lidhje me pozicionin.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë ZIN në Bashkinë Shkodër, brenda datës 06/11/ 2017.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre .

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës