Kërko

Shpallje për vend të lirë pune "Punonjës Policie, Policia Bashkiake, Bashkia Shkodër"

Në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ligjit Nr.8224, datë 15.05.1997 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe të Komunës”, të ndryshuar, Vendimit Nr.313, datë 01.07.2002 të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar; Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,

Bashkia Shkodër organizon konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Punonjës Policie   –    1 ( një )
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT
a) të ketë mbaruar shkollën e mesme, kanë përparësi kandidatët që kanë mbaruar arsimin e lartë, kanë experience pune  ose shkollim apo trajnime në fushat e policise, ushtrisë, SHRSF apo eksperienca të ngjashme.
b) të jetë i  moshës 19-27 vjeç dhe me gjatësi 1.70 m për kandidatët meshkuj.
c) të ketë kaluar në formim (trajnim) në Akademinë e Policisë së Rendit sipas programit të miratuar për këtë qëllim  me marrëveshje të përbashkëta me  Ministrinë e Rendit Publik

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si mëposhtë:
1. Fotokopje të kartës së identitetit;
2. Kërkesë punësimi;
3. Curriculum vitae (CV);
4. Fotokopje të diplomës dhe listën e notave apo dëftesë pjekurie;
5. Vërtetim gjykate dhe prokurorie;
6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
7. Çertifikate mjekesore te leshuar nga institucionet shendetsore;
8. Librezë  pune;
9. Fotokopje të çdo kualifikimi, kryesisht në lidhje me pozicionin.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë ZIN në Bashkinë Shkodër, brenda datës   04/01/ 2019.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës