Kërko

Shpallje për lëvizje paralele ngritje në detyrë në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese - Përgjegjës Njësia e Monitorimit të Shërbimeve Publike

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ , Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil, për kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin: 

  • Përgjegjës Njësia e Monitorimit të Shërbimeve Publike, Drejtoria e Shërbimeve Publike, kategoria III-a

Data e dorëzimit të dokumentave:

LËVIZJA PARALELE

04 Nëntor 2019

Data e dorëzimit të dokumentave:

NGRITJE NË DETYRË

08 Nëntor 2019

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Koordinon veprimtarinë administrative të sektorit me operatorët privat dhe të tretët.
  2. Koordinon dhe monitoron të gjithë aktivitetin e punës të Sektorit.
  3. Hartim dhe planifikim i buxhetit për realizimin e Shërbimeve, të Pastrimit Gjelbërimit dhe Varrezave Publike.
  4. Organizon takime periodike me lagjet, njësite administrative dhe supervizorët e shërbimeve për mbarëvajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
  5. Rakordon volumet e punës, ndërmjet supervizorve, rajoneve dhe monitoruesve në Landfill për hartimin e situacioneve mujore.

I- LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a ;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” Në degët Inxhinieri Ndertimi/ Mjedisi. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
  • Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në nivel ekzekutiv.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
  2. Fotokopje të diplomës përfshirë dhe diplomën bachelor;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vertetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
  8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 04 Nëntor 2019 .

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ;
  • Ligjin nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
  • Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
  • Ligjin nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
  • Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
  • Ligjin nr. 10 431 datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” i ndryshuar
  • Ligjin nr. 10 463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:

  • 20 pikë për përvojën,
  • 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
  • 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të
  • punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)

II- NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë III-b;
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” Në Inxhinieri Ndertimi/ Mjedisi . Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
  3. Të kenë të paktën 3 vjet përvojë në nivel ekzekutiv.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
  2. Fotokopje të diplomës përfshirë dhe diplomën bachelor;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vertetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
  8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 08 Nëntor 2019.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqe te moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILTË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ;
  • Ligjin nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
  • Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
  • Ligjin nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
  • Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
  • Ligjin nr. 10 431 datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” i ndryshuar
  • Ligjin nr. 10 463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
  • 2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:

  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
  • Vleresimin me shkrim;
  • Intervistën e strukturuar me gojë;

Total i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

Kanidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës