Kërko

Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive - -Inspektor, Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Trajtimit te AMTP

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të Ligjit Nr.152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, të Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

  • 1 (një) inspektor, Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit rural dhe trajtimit te AMTP, kategoria e pagës III-b

Pozicioni më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Data e dorëzimit të dokumentave:

LËVIZJA PARALELE:

04 Nëntor 2019

 

Data e dorëzimit të dokumentave:

PRANIM :

08 Nëntor 2019

Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

  1. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara në fushën e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, në Njësitë Administrative.
  2. Jep përgjigje teknike për problemet që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen në Njësitë Administrative.
  3. Siguron dhe administron informacione për problematika të ndryshme të nevojshme për punën e sektorit dhe të drejtorisë.
  4. Përgatit materiale dhe informacione të ndryshme shkresore dhe mban përgjegjesi për materialin e përgatitur.
  5. Evidenton tokat bujqesore të pakultivuara që janë në juridiksionin e Bashkisë, sipas ligjeve në fuqi.
  6. Evidenton në nivel ngastre,fshati dhe Nj.A. ndryshimet dhe kalimet e ndërsjellta të kategorive te resurseve.Pergatit evidencen e gjendjes dhe ndyshimit te resurseve,
  7. në menyre periodike i paraqet ato në sektorin e tij.

I- LËVIZJA PARALELE

­­­­­­­­­­­­ Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);

b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a- Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master Shkencor në Fakultetin e Agronomisë .Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;

b- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

c- Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

. 1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;

2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);

3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6. Vertetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)

8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;

11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 04 Nëntor 2019 .

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ,

- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;,

- Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”,

- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,

- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ,

- Ligjin nr. 7501 “ Për tokën” i ndryshuar.

- Ligjin nr. 111/2019 “Për regjistrimine pasurive te paluajtshme”,

- Ligjin. Nr.9244, date 17.6.2004. “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” ,

- Ligjin nr. 24 / 2017 “ Për administrimin e ujitjes dhe kullimit” ,

- VKM nr.994/2015 “Për procedurën e regjistrimit te akteve te marrjes se tokës ne pronësi” ,

1.5 M ËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:

a- 20 pikë për përvojën,

b- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,

c- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

d- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

e- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

f- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portaline “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) .

II - PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

1. Të jetë shtetas shqiptar;

2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;

3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;

6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme,si më poshtë:

- Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master Shkencor në Fakultetin e Agronomisë. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;

- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

2 .2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

- Kërkesë për pranim në shërbimin civil në pozicionin përkatës;

- Jetëshkrimi plotësuar në përputhje me formatin europian

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);

- Fotokopje të librezës së punës nëse ka (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

- Fotokopje të letërnjoftimit(ID);

- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

- Vërtetim të gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore

- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi (nëse është në marrëdhënie pune)

- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 08 Nëntor 2019.

2.3  REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listen e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk I plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2 .4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ,

- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;,

- Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”,

- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,

- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ,

- Ligjin nr. 7501 “ Për tokën” i ndryshuar.

- Ligjin nr. 111/2019 “Për regjistrimine pasurive te paluajtshme”,

- Ligjin. Nr.9244, date 17.6.2004. “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” ,

- Ligjin nr. 24/2017 “ Për administrimin e ujitjes dhe kullimit” ,

- VKM nr.994/2015 “Për procedurën e regjistrimit te akteve te marrjes se tokës ne pronësi” ,

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:

- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;

- Vleresimin me shkrim;

- Intervistën e strukturuar me gojë;

Total i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

Për vlerësimine jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të experiences e të trajnimeve, të lidhura me fushën: 15 pikë

Për intervistën e strukturuar me gojë: 25 pikë

Për vlerësimin me shkrim: 60 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës