Kërko

Shpallje për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese - Drejtor, Drejtoria e të Ardhurave

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ , Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për pozicionin:

Drejtor, Drejtoria e të Ardhurave, k ategoria e pagës II-b

Data e dorëzimit të dokumentave:

LËVIZJA PARALELE

04 Nëntor 2019

Data e dorëzimit të dokumentave:

NGRITJE NË DETYRË

08 Nëntor 2019

  Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

a) Përgatit politika fiskale dhe strategji për rritjen e të ardhurave.

b) Udhëzon, organizon, koordinon punën e drejtorisë me qëllim mbarëvajtjen dhe arritjen e objektivave.

c) Miraton plane në terma financiarë dhe kohorë, plane vjetore buxhetore dhe strategjike të të ardhurave të Bashkisë.

d) Miraton plane pune dhe organizimi të brendshëm për drejtorinë.

e) Analizon performancën e punës së drejtorisë dhe punonjësve të saj. Gjeneron plane për veprim.

f) Vlerëson rezultatet në lidhje me planifikimin, procedurat, udhëzimet, afatet,

performancën, organizon e merr masa në funksion te objektivave të drejtorisë.

g) Ndjek proçeset e menaxhimit të riskut të brendshëm dhe gjurmën e auditit

h) Administron dhe asiston stafin për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe për arritjen e rezultateve të drejtorisë.

­­­­­­­­­­­­­­­­­­ Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.


1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

  Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:


a - Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b - Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c - Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkencat Ekonomike/Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në administratë publike/në nivel të mesëm drejtues; 

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;

2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);

3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6. Vertetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)

8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;

11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 04 Nëntor 2019 .

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVITA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ,

- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;,

- Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”,

- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,

- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ,

- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ,

- Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

- Ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”

- Ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për Taksat Kombëtare” i ndryshuar

- Ligjin nr. 10296, date 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar,

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën
;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SE REZULTATEVE TE KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)

2. NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin lirë. 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

 

a - Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a ;
b - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c - Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkencat Ekonomike/Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në administratë publike/në nivel të mesëm drejtues;

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;

2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);

3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6. Vertetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)

8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;

11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.


Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 08 Nëntor 2019.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK 

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe

kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

2.4 TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA  FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ,

- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;,

- Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”,

- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,

- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ,

- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ,

- Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

- Ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”

- Ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për Taksat Kombëtare” i ndryshuar

- Ligjin nr. 10296, date 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar,

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës