Kërko

Shpallje për Psikolog/Supervizor i Komunitetit Edukativ, Qendër Rezidenciale për të mitur jetimë

Në kuadër të projektit “Komuniteti i të Ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”, AID 10950, projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe që po zbatohet nga Shoqata IPSIA, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Shkodrës dhe Kooperativën Lybra, respektivisht komponentë specifikë të këtij projekti, po ndërtohet një institucion rezidencial – Komunitet Edukativ Rezidencial i ri në Bashkinë e Shkodër, i cili do t’u shërbejë fëmijëve të moshës 6-18 vjeç për edukimin dhe zhvillimin e tyre.

Mbështetur në dispozitat e legjislacionit shqiptar në fuqi, e veçanërisht në:
· Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7961, me datë 12/07/1995;
· ligjin nr. 7703, me datë. 11/05/1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë";
· ligjin nr. 121/2016: Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë;
· vendimin nr. 111, datë 23.02.2018: Për krijimin dhe funksionimin e fondit social;
· vendimin nr. 518, datë 04.09.2018: Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar.
Bashkia Shkodër dhe shoqata IPSIA, në bashkëpunim me partnerët e tjerë, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Shkodrës, njofton shpalljen e një vendi të lirë pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për Psikolog/Supervizor i Komunitetit edukativ, qendër rezidenciale për të mitur jetimë.

KONTEKSTI DHE ORGANIZIMI I PUNËS
· Mbështet psikologjikisht ekipin edukativ dhe të miturit.
· Psikologu/Supervizori ka si figurë përgjegjëse drejtoreshën e shërbimit, me të cilën ballafaqohet për organizimin e krejt punës së strukturës dhe për çdo problem që del gjatë punës.

DETYRA E PËRGJEGJËSI
1. Ndaj të miturve
a. Zhvillon, sipas nevojës, biseda individuale psikologjike me të miturit e Komunitetit, me qëllim që vështirësitë e tyre të zbuten dhe të tejkalohen.
b. Zhvillon takime në grup me të miturit, duke pasur si objektiv favorizimin e dinamikave të shkëmbimit, bashkëndarjen e përjetimeve, përpunimin e përvojave, lehtësimin e lindjes së lidhjeve afektive dhe të besimit.
c. Ndërmjetëson konfliktet mes stafit dhe të miturve dhe mes të miturve me njëri-tjetrin.

2. Ndaj drejtoreshës dhe kolegëve
a. Merr pjesë në takimet periodike të bashkëndarjes së mbarëvajtjes së shërbimit, së bashku me drejtoreshën dhe stafin e Komunitetit edukativ.
b. Merr pjesë në takimet 6-mujore për përditësimin e Sistemit të Planifikimit të Kujdesit për çdo të mitur (verifikon planet dhe projektimet e ardhshme).
c. Zhvillon veprimtari supervizimi dhe monitorimi të projekteve edukative për të miturit, në bashkëpunim me drejtoreshën e Komunitetit dhe me ekipin edukativ, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë zhvillimit fiziko-psikiko-shpirtëror/racional të të miturve.
d. Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të parashikuar për realizimin e punës edukative në Komunitet.

3. Ndaj vetes së vet
a. Merr pjesë në formimin profesional që do të bëhet përpara hapjes së shërbimit (me një kohëzgjatje minimumi 1 muaj).
b. Thellon njohuritë e veta rreth metodës edukative që karakterizon Komunitetin edukativ, Mjedis Terapeutik Global, gjatë punës së tij në këtë shërbim rezidencial.
c. Organizon takimet e supervizimit/formimit mujor për ekipin formativ të Komunitetit.
d. Komunikon me drejtoreshën kur ndesh vështirësi gjatë punës në institucion.
e. Ndjek kurse përditësimi profesional dhe formimi të vazhdueshëm, që ofrohen nga territori.

4. Ndaj të tretëve
a. Në marrëdhëveshje dhe në bashkëpunim me drejtoreshën, kontribuon për të mbajtur marrëdhëniet me territorin (përfshi shkollën).
b. Merr pjesë në takimet në rrjet, që kanë të bëjnë me pranimin e të miturit, me verifikimet e ndryshme, me rishikimin e objektivave, me largimin nga Komuniteti, etj.
c. Zhvillon, sipas nevojës, biseda individuale psikologjike me prindërit e të miturve të Komunitetit, me qëllim që vështirësitë e tyre të zbuten dhe të tejkalohen.
d. Zhvillon takime në grup me prindërit e të miturve, duke pasur si objektiv favorizimin e dinamikave të shkëmbimit, bashkëndarjen e përjetimeve, përpunimin e përvojave, lehtësimin e lindjes së lidhjeve afektive dhe të besimit.

GATISHMËRIA E KËRKUAR
Psikologu/ supervizori duhet të jetë i gatshëm që të punojë paradite e pasdite për një total prej 40 orësh mujore, që do të shpërndahen sipas kërkesave organizative të Komunitetit edukativ.

KËRKESA SPECIFIKE
1. Diplomë bachelor në Psikologji dhe master.
2. Të paktën një vit në fushën socio-psiko-edukative.
3. Të paktën 5 vjet përvojë në fushën e konsulencës psikologjike dhe në fushën e supervizimit individual dhe grupor dhe/apo familjar.
4. Preferohet të ketë 2 vjet përvojë në projektet e bashkëpunimit (OJF, organizata, etj.).
5. Preferohet të ketë ndjekur kurse specializuese në lidhje me profilin e kërkuar.
6. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.
7. Aftësi marrëdhënore dhe menaxhim i marrëdhënieve ndërpersonale në punë.
8. Aftësi marrëdhënore dhe empatike me të mitur në situata risku.
9. Aftësi për të vëzhguar dhe për të lexuar kontekstet edukative (nevojat) dhe për të mbarështuar situata komplekse.
10. Aftësi për të punuar në mënyrë autonome dhe bashkëpunuese me stafin e strukturës.
11. Aftësi për të mbarështuar konfliktet që mund të lindin në marrëdhëniet mes të miturve.

DOKUMENTACIONI
1. Jetëshkrimi dhe kopjet e çertifikatave që dëshmojnë pohimet që janë shkruar në jetëshkrim.
2. Diplomën dhe listën e notave të noterizuar.
3. Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën: https://www.drejtesia.gov.al/wp.../Formular_Vetedeklarimit-1.
Nëse aplikuesi shpallet fitues duhet të sjellë dëshminë e penalitetit.
4. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
5. Fotokopje e kartës së identitetit.

Dokumentacioni i aplikimit do të dorëzohet pranë Zyrës së Integruar me Një Ndalesë në Bashkisë Shkodër deri me datë 14 qershor 2019.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës