Kërko

Shpallje për Kuzhiniere/Pastruese e Komunitetit Edukativ, Qendër Rezidenciale për të mitur jetimë

Në kuadër të projektit “Komuniteti i të Ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”, AID 10950, projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe që po zbatohet nga Shoqata IPSIA, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Shkodrës dhe Kooperativën Lybra, respektivisht komponentë specifikë të këtij projekti, po ndërtohet një institucion rezidencial – Komunitet Edukativ Rezidencial i ri në Bashkinë e Shkodër, i cili do t’u shërbejë fëmijëve të moshës 6-18 vjeç për edukimin dhe zhvillimin e tyre.

Mbështetur në dispozitat e legjislacionit shqiptar në fuqi, e veçanërisht në:
· Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7961, me datë 12/07/1995;
· ligjin nr. 7703, me datë. 11/05/1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë";
· ligjin nr. 121/2016: Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë;
· vendimin nr. 111, datë 23.02.2018: Për krijimin dhe funksionimin e fondit social;
· vendimin nr. 518, datë 04.09.2018: Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar.
Bashkia Shkodër dhe shoqata IPSIA, në bashkëpunim me partnerët e tjerë, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Shkodrës, njofton shpalljen e një vendi të lirë vendi pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për Kuzhiniere/Pastruese e Komunitetit edukativ, qendër rezidenciale për të mitur jetimë.

KONTEKSTI DHE ORGANIZIMI I PUNËS
- Është përgjegjëse e kuzhinës dhe e pastrimit të shtëpisë.
- Kuzhinierja/pastruesja ka si figurë përgjegjëse drejtoreshën e shërbimit, me të cilën ballafaqohet për organizimin e krejt punës së strukturës dhe për çdo problem që del gjatë punës.

DETYRA E PËRGJEGJËSI
1. Ndaj të miturve
a. Ka një qëndrim të vazhdueshëm edukativ ndaj të miturve dhe është për ta një figurë referimi njëlloj si edukatorët.
b. I përfshin fëmijët në rregullimin e tavolinës para dhe pas ushqimit, në përgatitjen e disa ushqimeve (p.sh. ëmbëlsira, sallata, etj.) dhe në pastrimin e kuzhinës pas vakteve.

2. Ndaj drejtoreshës dhe kolegëve
a. Bashkërendon, bashkë me edukatorët, ndarjen e punëve të shtëpisë gjatë turnit të parë.

3. Ndaj vetes së vet
a. Merr pjesë në formimin profesional që do të bëhet përpara hapjes së shërbimit.
b. Thellon njohuritë e veta rreth metodës edukative që karakterizon Komunitetin edukativ, Mjedis Terapeutik Global, gjatë punës së saj në këtë shërbim rezidencial.
c. Merr pjesë në takimet e supervizimit/formimit mujor që mbahen prej psikologut/es së shërbimit.
d. Ndjek kurse përditësimi profesional dhe formimi të vazhdueshëm realizuar prej agjensive të ndryshme të formimit të pranishme në territor në lidhje me ushqyerjen, etj.
e. Komunikon me drejtoreshën kur ndesh vështirësi gjatë punës në institucion.

4. Ndaj Komunitetit edukativ

Kuzhina
a. Respekton normat higjienike të parashikuara për punën në kuzhinë, për ushqimet dhe për përgatitjen e vakteve.
b. Kujdeset për pastërtinë e hapësirave, të raftave, të enëve dhe të leckave të kuzhinës, etj.
c. Është përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollimin e hapësirave, të mjeteve dhe të materialeve të kuzhinës, për t’i përdorur siç duhet dhe për të lajmëruar në kohë nëse ato nuk funksionojnë apo nëse mungojnë.
d. Harton listën e ushqimeve të nevojshme për përgatitjen e vakteve.
e. Respekton menynë ditore, të hartuar dhe të miratuar prej ekspertëve të fushës.
f. Bën kontrollin e ushqimeve (erën dhe pamjen), që përdor për përgatitjen e vakteve dhe kujdeset për ruajtjen e tyre (në frigorifer, në magazinë, etj.).

Shtëpia në përgjithësi
a. Kujdeset çdo ditë për pastrimin e katit të parë, në veçanti, të hapësirave të përbashkëta dhe të banjove; po ashtu, kujdeset edhe për pastrimin e banjove të katit të dytë.

GATISHMËRIA E KËRKUAR
Kuzhinierja/pastruesja punon 7 orë në ditë, në dy orare ditore (paradite e pasdite), për një total prej 40 orësh javore.

KËRKESA SPECIFIKE
1. Të ketë ndjekur një shkollë profesionale dhe/apo 1 kurs profesional.
2. Të ketë eksperiencë pune.
3. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.
4. Aftësi marrëdhënore dhe menaxhimi i marrëdhënieve ndërpersonale në punë.
5. Aftësi marrëdhënore dhe empatike me të mitur në situata risku.
6. Aftësi për të punuar në mënyrë autonome dhe bashkëpunuese me stafin e strukturës.

DOKUMENTACIONI
1. Jetëshkrimi dhe kopjet e çertifikatave që dëshmojnë pohimet që janë shkruar në jetëshkrim.
2. Diplomën e Shkollës profesionale apo të kursit, të noterizuar.
3. Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën: https://www.drejtesia.gov.al/wp.../Formular_Vetedeklarimit-1.
Nëse aplikuesi shpallet fitues duhet të sjellë dëshminë e penalitetit.
4. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
5. Fotokopje e kartës së identitetit.

Dokumentacioni i aplikimit do të dorëzohet pranë Zyrës së Integruar me Një Ndalesë në Bashkisë Shkodër deri me datë 14 qershor 2019.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës