Kërko

Shpallje për Edukator i Komunitetit Edukativ, Qendër Rezidenciale për të mitur jetimë

Në kuadër të projektit “Komuniteti i të Ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”, AID 10950, projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe që po zbatohet nga Shoqata IPSIA, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Shkodrës dhe Kooperativën Lybra, respektivisht komponentë specifikë të këtij projekti, po ndërtohet një institucion rezidencial – Komunitet Edukativ Rezidencial i ri në Bashkinë e Shkodër, i cili do t’u shërbejë fëmijëve të moshës 6-18 vjeç për edukimin dhe zhvillimin e tyre.

Mbështetur në dispozitat e legjislacionit shqiptar në fuqi, e veçanërisht në:
· Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 7961, me datë 12/07/1995;
· ligjin nr. 7703, me datë. 11/05/1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë";
· ligjin nr. 121/2016: Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë;
· vendimin nr. 111, datë 23.02.2018: Për krijimin dhe funksionimin e fondit social;
· vendimin nr. 518, datë 04.09.2018: Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar.

Bashkia Shkodër dhe shoqata IPSIA, në bashkëpunim me partnerët e tjerë, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Shkodrës, njofton shpalljen e një vendi të lirë pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për Edukator/e i/e Komunitetit edukativ, qendër rezidenciale për të mitur jetimë.

KONTEKSTI DHE ORGANIZIMI I PUNËS
· Projekton dhe organizon jetën e Komunitetit, në marrëveshje me drejtoreshën e shërbimit dhe me krejt ekipin edukativ, duke krijuar kushte të përshtatshme jetese për individin dhe grupin e të miturve që ndodhen në Komunitetin edukativ.
· Edukatori ka si figurë përgjegjëse drejtoreshën e shërbimit, me të cilën ballafaqohet për organizimin e krejt punës së strukturës dhe për çdo problem që del gjatë punës.

DETYRA E PËRGJEGJËSI

1. Ndaj të miturve
a. Krijon një marrëdhënie edukative me të miturit, duke u paraqitur si figurë afektive dhe si model i rritur referimi (funksion scaffolding-u).
b. Përpunon dhe plotëson Sistemin e Planifikimit të Kujdesit të të miturit, edukator referimi i të cilit është, me supervizimin e drejtoreshës, bashkëpunimin e psikologut/es, të krejt ekipit edukativ dhe të rrjetit formal (p.sh. familje, shkollë, etj.).
c. Bashkëpunon me drejtoreshën e strukturës për të zbatuar në mënyrë rigoroze regjimin ditor, përbërë prej rutinës dhe ritualeve që zhvillohen brenda e jashtë institucionit.
d. Ndjek mbarëvajtjen e të miturve në procesin shkollor-edukativ, mban lidhje të vazhdueshme me stafin pedagogjik dhe mësuesit e tyre kujdestarë, organizon e kontrollon studimin dhe përgatitjen shkollore të të miturve.
e. Edukatori ka detyrë të sillet me edukatë, me etikë profesionale, pa fyer dhe pa ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj të miturve, duke respektuar historinë e jetës së secilit fëmijë, dinjitetin, personalitetin dhe të drejtat e tyre.
f. Punon për forcimin e lidhjeve të të miturve me prindërit e tyre apo me të afërmit që kanë përgjegjësi ligjore ndaj tyre.
g. Kujdeset për higjienën personale dhe shëndetin fizik të të miturve, duke i kushtuar vëmendje edhe aspektit parandalues.
h. Programon veprimtaritë edukative, kulturore dhe të kohës së lirë, në bashkëpunim me të miturin dhe ekipin edukativ (brenda dhe jashtë shtëpisë), duke respektuar planin mujor të institucionit.
i. Bashkëndan dhe mbështet të miturit në zhvillimin e punëve të shtëpisë (pastrim i mjediseve të përbashkëta, kuzhinë, etj.), duke i parë këto momente si raste të forcimit të lidhjeve afektive dhe si instrumente edukative e riparuese të dëmeve të shkaktuara nga mjediset prej nga vijnë të miturit.

2. Ndaj drejtoreshës dhe kolegëve
a. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për punën edukative (kërkuar prej drejtoreshës dhe/apo enteve publike apo private).
b. Bashkëpunon me kolegët për menaxhimin e Komunitetit edukativ dhe të veprimtarive të ndryshme.
c. Bashkërendon, së bashku me kuzhinieren/pastruese, ndarjen e punëve të shtëpisë gjatë turnit të mëngjesit.
d. Komunikon me gojë dhe shkrim, me kolegët e vet, mbi mbarëvajtjen e fëmijëve në lidhje me problemet e ndryshme që ata ndeshin.
e. Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të parashikuar për realizimin e punës edukative në Komunitet.

3. Ndaj vetes së vet
a. Merr pjesë në formimin profesional që do të bëhet përpara hapjes së shërbimit (me një kohëzgjatje minimumi 1 muaj).
b. Thellon njohuritë e veta rreth metodës edukative që karakterizon Komunitetin edukativ, Mjedis Terapeutik Global, gjatë punës së tij në këtë shërbim rezidencial.
c. Merr pjesë në takimet e supervizimit/formimit mujor që mbahen prej psikologut/es së shërbimit.
d. Ndjek kurse përditësimi profesional dhe formimi të vazhdueshëm realizuar prej drejtoreshës, psikologut/es dhe agjensive të ndryshme formuese të pranishme në territor.
e. Komunikon me drejtoreshën kur ndesh vështirësi gjatë punës në institucion.

4. Ndaj Komunitetit edukativ
a. Gjatë javës, në bashkëpunim me kuzhinieren/pastruese, kontribuon në rregullimin e mjediseve të brendshme dhe të jashtme të shtëpisë.
b. Së bashku me fëmijët kujdeset për hapësirën e gjelbërt përreth shtëpisë (p.sh. oborr, kopsht, etj.).
c. Në rast nevoje, edukatorët bëjnë riparime të vogla mirëmbajtëse të shtëpisë (secili sipas aftësive të veta).

5. Ndaj të tretëve
a. Edukatori është i detyruar të respektojë rregulloren e vizitave, duke u përpjekur që të ruajë përherë interesin më të lartë të të miturit dhe të shërbimit në përgjithësi.
b. Në marrëveshje dhe bashkëpunim me drejtoreshën, mban marrëdhënie me territorin (përfshi shkollën) dhe krijon rrjetin e nevojshëm për realizimin e Sistemit të Planifikimit të Kujdesit dhe mbështetjen e punës edukative të Komunitetit në përgjithësi.

GATISHMËRIA E KËRKUAR
Edukatorët duhet të jenë të gatshëm që të punojnë me tre turne, çdo ditë të javës (përfshi edhe festat), me 1 ditë pushim të javës dhe 1 ditë rekuperim nate, për një total prej 40 orësh javore.

KËRKESA SPECIFIKE
1. Të paktën diplomë bachelor (preferohet edhe me master) në Punë sociale dhe/apo Psikologji dhe/apo Cikli i Ulët.
2. Të paktën 1 vit (por jo më shumë se 5 vjet) përvojë pune në fushën edukative në institucionet rezidenciale dhe/apo shërbime ditore me të mitur në situatë risku.
3. Preferohet të ketë ndjekur kurse specializuese në lidhje me profilin e kërkuar.
4. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.
5. Aftësi marrëdhënore dhe menaxhim i marrëdhënieve ndërpersonale në punë.
6. Aftësi marrëdhënore dhe empatike me të mitur në situata risku.
7. Aftësi për të vëzhguar dhe për të lexuar kontekstet edukative (nevojat) dhe për të mbarështuar situata komplekse.
8. Aftësi për të punuar në mënyrë autonome dhe bashkëpunuese me stafin e strukturës.
9. Aftësi për të mbarështuar konfliktet që mund të lindin në marrëdhëniet mes të miturve.

DOKUMENTACIONI
1. Jetëshkrimi dhe kopjet e çertifikatave që dëshmojnë pohimet që janë shkruar në jetëshkrim
2. Diplomën dhe listën e notave të noterizuar.
3. Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën: https://www.drejtesia.gov.al/wp.../Formular_Vetedeklarimit-1.%20%0d
Nëse
aplikuesi shpallet fitues duhet të sjellë dëshminë e penalitetit.
4. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
5. Fotokopje e kartës së identitetit.

Dokumentacioni i aplikimit do të dorëzohet pranë Zyrës së Integruar me Një Ndalesë në Bashkisë Shkodër deri me datë 14 qershor 2019.

 
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës