Kërko

Shpallje për Drejtor në institucionet publike të arsimit parauniversitar

Mbështetur në ligjin Nr.69/2012, ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimin Nr. 57, datë 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar”, Bashkia Shkodër njofton shpalljen e vendit vakant në institucionet publike të arsimit parauniversitar Shkodër dhe organizimin e konkursit për pozicionin:

Drejtor në institucionet publike të arsimit parauniversitar (drejtor kopshti)
-Kandidati  për drejtor i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet :
1. Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të,sipas përcaktimeve të ligjit  nr.9741, datë 21.05.2007 “ Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ;
2. Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar“;
3. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij;
4. Të ketë 5 (pesë) vite përvojë pune
5. Të mos bëjë pjesë,pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike.

Dokumentacioni i aplikimit për drejtor përmban :
1. Jetëshkrimi dhe kopjet e çertifikatave që dëshmojnë pohimet në të. (Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.1, bashkëlidhur këtij shpallje). Shtojca Nr.1
2. Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant (Sipas modelit  të përcaktuar në shtojcën nr.2, bashkëlidhur këtij shpallje). Shtojca Nr.2
3. Diplomën dhe listën e notave të noterizuar.
4. Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit;
5. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
6. Dy rekomandime nga mësues, drejtorë të institucioneve arsimore ose titullarë të njësive arsimore vendore që kanë punuar me aplikantin gjatë viteve të fundit ( Sipas modelit të shtojcës nr.3, bashkëlidhur këtij shpallje). Shtojca Nr.3
7. Fotokopje e kartës së identitetit;
8. Vërtetim banimi;
9. Libreza e punës;
10. Dokumente të kualifikimeve bazë (të noterizuara);
11. Raport Mjeko-ligjor.

Dokumentacioni i aplikimit do të dorëzohet pranë Zyrës së Integruar me Një Ndalesë në Bashkisë Shkodër deri më datë 13.05.2019.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës