Shpallje fituesi - “Panairi i promovimit të vlerave artistike – kulturore dhe i produkteve të territorit (për NJ.A Berdicë)”
17.04.2019
Në bazë të Ftesës së Hapur, të shpallur me datën 29/03/2019 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për organizimin e aktivitetit të promovimit të vlerave artistiko-kulturore gjatë muajit Prill 2019, me datën 15/04/2019 u mblodh Këshilli Artistiko-kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:
Për Aktivitetin artistiko-kulturor
“Panairi i promovimit të vlerave artistike – kulturore dhe i produkteve të territorit (për NJ.A Berdicë)”, u shpall fitues projekti i paraqitur nga Feleke Rexhepi “Arti i Guzhinës”