Shpallje Fituesi - “Panairi i Artizanatit në Ditën Ndërkombëtare të Artizanatit”
17.04.2019
Bashkia Shkodër ka shpallur ftesë të hapur për organizimin e aktivitetetit artistiko-kulturor të titulluar “Panairi i Artizanatit në Ditën Ndërkombëtare të Artizanatit”, për të gjitha shoqatat e ndryshme artistike kulturore që kanë dëshirë të aplikojnë për realizimin e këtij projekti.
Nga mbledhja e Këshillit Artistiko Kulturor të datës 15.04.2019 u shpall fitues projekti i paraqitur nga “Shoqata e Artizanëve dhe Zejeve”.
I urojmë fituesit suksese e punë të mbarë në realizimin e aktivitetit “Panairi i Artizanatit në Ditën Ndërkombëtare të Artizanatit”.