Kërko
Shpallje/Njoftime

Shpallje Fituesi - "Festa e Muzikës" & "Koncertet e Verës"

30.06.2017

Shpallje fituesish për projektet:

  1. “Festa e muzikës”

  2. “Koncertet e verës”

Në bazë të Ftesës së Hapur, të shpallur me datën 20/06/2017 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për organizimin e dy aktiviteteve artistiko-kulturore gjatë muajit korrik-gusht, me datën 28/06/2017 u mblodh Këshilli Artistiko-kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:

  1. Për Aktivitetin artistiko-kulturor “Festa e Muzikës”, u shpall fitues projekti i titulluar “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke Vox Baroque – Edicioni IV”, i paraqitur nga Qendra “Vox Baroque”
  2. Për projektin “Koncertet e verës”, u shpall fitues projekti i paraqitur nga “KUJU STUDIO”.
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës