Kërko

SHPALLJE PËR VEND TE LIRË PUNE NE “KLUBIN E FUTBOLLIT VLLAZNIA” SH.A

Në zbatim të Ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore” Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit Nr.9901, datë 14.08.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, Ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 5 datë 20.04.2017 të Asamblesë së Përgjithshme të “K.F Vllaznia”, sh.a “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve dhe skemës së shpërblimit për Këshillin Mbikëqyrës të shoqërisë aksionare K.F.Vllaznia sh.a”, “Klubi i Futbollit Vllaznia” sh.a shpall procedurat për vende te lira pune për pozicionin si më poshtë:

Financier (drejtor, drejtoria), Kategoria e pagës II-b

 

Afati për dorëzimin e dokumentave është data 16.08.2017.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Programon, organizon dhe koordinon punën për përdorimin me efektivitet të fondeve, në funksion të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së profesionalizimit dhe të transparencës.
  2. Harton ,garanton dhe dokumenton te gjitha transaksioneve financiare për institucionin (nivelin e njësisë shpenzuese te institucionit ) ,lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit.
  3. Organizon punën për identifikimin dhe hartimin e regjistrit të riskut, kontrollin e risqeve qe vene ne rrezik realizimin e objektivave.
  4. Menaxhon mbajtjen e sistemit te kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen ne funksion te realizimit te objektivave. veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucionit në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie.
  5. Programon, organizon dhe koordinon punën për ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe te dokumentacionit te njësisë kundrejt humbjeve vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit te paautorizuar.
  6. Mban kontakte me Drejtorinë e Buxhetit pranë Bashkisë Shkodër (ortak i vetëm) dhe realizon kryerjen e veprimeve me te.tretë.
  7. Eshtë nëpunës zbatues i institucionit, dhe është drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat dhe ka varësi direkte , nga nëpunësi autorizues (drejtuesi i institucionit).
  8. gj) I raporton nëpunësit autorizues, sipas përcaktimeve të ligjit të menaxhimit financiar dhe kontrollit.
  9. përgatit të gjithë dokumentacionin për shpenzimet që kryen institucioni dhe mban përgjegjësi për to;
  10. nxjerr të gjitha llojet e situacioneve mujore të shpenzimeve dhe rakordon me Degën e Thesarit;
  11. kontrollon me përgjegjësi zbatimin e kontratave të aplikuara për veprimtarinë e institucionit dhe për ato që i delegohen në momentin e hartimit të urdhër pagesës;
  12. nxjerr dhe përpunon me përgjegjshmëri statistikat e nevojshme për rastet që i kërkohen;

1.1 KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë të kryer arsimin e lartë
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht dhe mendërisht për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

Kandidatët në lidhje me arsimin e lartë, duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si më poshtë :

  1. Të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkencat ekonomike, profili financë – kontabilitet ose diplomë universitare të ekuivalentuar me të. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
  2. Të ketë aftësi kompjuterike në programet Word, exel, power point etj., të çertifikuara
  3. Të zotërojë certifikate të programit Financë 5
  4. Të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në profesion.
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës