Kërko

SHPALLJE PËR VEND TE LIRË PUNE - Drejtoria e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

Në zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore” ligjit nr. 44/2015 “Kodi iprocedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Vendimit nr.205 datë 19.06.2017 “Për miratimin e strukturës organizative të Drejtorisë së Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi” , Bashkia Shkodër paraqet shpalljen per vend te lirë pune si më poshtë:

Përgjegjës Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbeshtetese, Drejtoria e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kategoria e pagës III-a/1

 

Afati për dorëzimin e dokumentave 18.08. 2017

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Programon, organizon dhe koordinon punën për përdorimin me efektivitet të fondeve, në funksion të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së profesionalizimit dhe të transparencës.
  2. Harton, garanton dhe dokumenton te gjitha transaksioneve financiare për institucionin (nivelin e njësisë shpenzuese te institucionit ) ,lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit.
  3. Organizon punën për identifikimin dhe hartimin e regjistrit të riskut, kontrollin e risqeve qe vene ne rrezik realizimin e objektivave.
  4. Menaxhon mbajtjen e sistemit te kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen ne funksion te realizimit te objektivave. veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucionit në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie.
  5. Programon, organizon dhe koordinon punën për ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe te dokumentacionit te njësisë kundrejt humbjeve vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit te paautorizuar.
  6. Mban kontakte me Drejtorinë e Thesarit dhe realizon kryerjen e veprimeve me te.tretë.
  7. Eshtë nëpunës zbatues i institucionit, dhe është drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat dhe ka varësi direkte , nga nëpunësi autorizues (drejtuesi i institucionit).
  8. I raporton nëpunësit autorizues, sipas përcaktimeve të ligjit të menaxhimit financiar dhe kontrollit.
  9. Përgatit të gjithë dokumentacionin për shpenzimet që kryen institucioni dhe mban përgjegjësi për to;
  10. Nxjerr të gjitha llojet e situacioneve mujore të shpenzimeve dhe rakordon me Degën e Thesarit;
  11. kontrollon me përgjegjësi zbatimin e kontratave të aplikuara për veprimtarinë e institucionit dhe për ato që i delegohen në momentin e hartimit të urdhër pagesës;
  12. nxjerr dhe përpunon me përgjegjshmëri statistikat e nevojshme për rastet që i kërkohen;
  13. Përpunon informacionin financiar
  14. Përgatit pasqyrat financiare.
  15. Përgatit publikimin e informacionit financiar.
  16. Përllogarit pagat e sigurimet shoqërore për MZSH
  17. Garanton qe te gjithe kreditoret te paguhen ne kohë dhe ne rastet kur nuk paguhen nepunesi zbatues duhet te shpjegoje rrethanat NA.

1.1 Kandidati duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë kryer arsimin e lartë
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht dhe mendërisht për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si më poshtë :

  1. Të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkencat ekonomike ose diplomë universitare të ekuivalentuar me të Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
  2. Të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në profesion .

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për punësim në pozicionin përkatës;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
  • Fotokopje të diplomës+ lista e notave ;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
  • Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi)
  • Vërtetim nga Gjykata ( që nuk është aktualisht në proces gjyqësor)
  • Reference nga titullari i fundit i Institucionit ku ka punuar ose punon.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të bëhet pranë Zyrës me Një Ndalësë pranë Bashkisë Shkodër brenda datës 18.08.2017

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës