Kërko

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Bashkia Shkodër organizon procedurën e pranimit për vende të lira pune  “Teknik Pyjesh” në Drejtorinë e Shërbimëve Bujqësore dhe Pyjore, Institucion  në Varësi të Bashkisë Shkodër

Data e dorëzimit të dokumentave: 07  MAJ  2018

Përshkrimi përgjithësues i punës është si më poshtë:

  1. Kontrollon në terren  zbatimin e dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore në fuqi për pyjet, kullotat, florën e faunën e egër, veprimtarinë e gjuetisë dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në fondin pyjor vendor, nga subjektet private e publike, juridike e fizike.
  2. Parandalon, zbulon rastet e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretimit dhe degradimit të pyjeve, të tokës pyjore, kullotave dhe livadheve brenda territorit të tij administrativ.
  3. Bashkëpunon me strukturat e ngarkuara me këtë ligj dhe ligje të posaçme, për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
  4. Parandalon dhe merr masa në rastet e shfrytëzimit dhe të tregtimit të paligjshëm të materialit drusor, të prodhimeve pyjore e jopyjore, të florës e faunës së egër, të bimëve mjekësore, aromatike, eterovajore e tanifere natyrore, të prodhimeve pyjore e jopyjore të Fondit Pyjor, si dhe çdo veprimtari tjetër, që bie në kundërshtim me ligjin.
  5. Njofton dhe bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Pyjeve dhe Ujrave  për shkeljet që parashikohen në Kodin Penal si vepra penale në fushën e pyjeve, kullotave.
  6. Bashkëpunon me specialistët e pyjeve për përgatitjen e projekteve për ndërhyrjet në fondin pyjor/kullosor.
  7. Në zonat pyjore, të caktuara nga specialistët për çlodhje, argëtim, turizëm dhe për pritjen e publikut, teknikët  pyjor caktojnë vendqëndrimet dhe rrugët e lëvizjes, si dhe vendet ku mund të lejohet ndezja e  zjarreve.

1. KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËRKESAT Ë POSAÇME SI VIJON:

  • Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë Inxhinieri Pyjesh/ apo shkollë e mesme pyjore.
  • Preferohet të ketë eksperiencë punë  në këtë fushë.
  • Preferohen të  jenë banore të NJ.A ku ka  zona pyjore, Pult, Shalë , Shosh , Guri i Zi , Postribë.

2. DOKUMENTACIONI,  MËNYRA DHE AFATI  I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip;
  2. Fotokopje të diplomës+listë notash/dëftesë pjekurie;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në  punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori);
  7. Nëse janë në marrdhenie pune vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet  pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkinë  Shkodër  brenda datës   07/05/2018. 

                
3. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të
    punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Intervista me gojë do të zhvillohet me dt.09.05.2018 ora 10: 00 pranë ambjenteve të Bashkisë Shkodër.

 

DREJTORIA E SHËRBIMËVE BUJQËSORE DHE PYJORE

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës