Kërko

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVILE,PËR LEVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim  të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe VII, të Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, Bashkia Shkodër shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për  pozicionin :

-1 (një) inspektor rajoni të Administrimit të Lagjeve, kategoria e pagës III-b

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE 18 Shtator 2017

Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM                     22 Shtator 2017


  Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:

-Realizojnë detyra rutinë brenda një funksioni, në përputhje me udhëzimet dhe proçedurat e përcaktuara nga eprori direkt, të cilat janë të qarta, të detajuara dhe specifike përsa i përket formës, metodologjisë, burimeve dhe përparësisë.

I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet  pjesë e shërbimit civil.

1.1     KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);
b-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c-Të ketë të paktën vlerësimin e fundit  “mirë”  apo  “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a-Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal I diplomës duhet të jetë       “ Master Shkencor” .
b-Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c-Preferohet të ketë eksperiencë punë  në fushën përkatëse.

1.2     DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1.Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
2.Fotokopje të diplomës ;
3.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në  punë);
4.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6.Vertetim të gjendjes gjyqësore ( lëshuar nga drejtoria e pergjithshme e burgjeve);
7.Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
8.Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
9.Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
10.Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;


Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet  pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkisë  Shkodër  brenda datës    18 Shtator 2017.


         
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër dt. 21.09.2017 do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit  Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet  intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet  adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.
 
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË  ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët  do të  vlerësohen  në lidhje  me:
-Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ”
-Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
-Ligjin nr.119/2014  datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
-Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
-Ligjin Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar

                
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
-20  pikë  për  përvojën,
-10  pikë  për  trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
-10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
-Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të
punës;
-Eksperiencën e tyre të mëparshme;
-Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
   Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E  KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portaline “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët  pjesëmarrës  në  këtë  procedurë  do  të  njoftohen  individualisht në  mënyrë elektronike  për rezultatet (nëpërmjet  adresës së e-mail).


II - PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

Proçedura e pranimit në shërbimin civil organizohet vetëm për kategorinë ekzekutive nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1  Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil  dhe kërkesat e posaçme:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

1.Të jetë shtetas shqiptar;
2.Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
3.Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4.Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5.Të mos jetë I dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
6.Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme,si më poshtë:

  
a-Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal I diplomës duhet të jetë       “ Master Shkencor” .
b-Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c- Preferohet të ketë eksperiencë punë  në fushën përkatëse.


2.2  DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

-Kërkesë për pranim në shërbimin civil në pozicionin përkatës;
-Jetëshkrimi plotësuar në përputhje me formatin europian
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
-Fotokopje të librezës së punës nëse ka (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencënnë punë);
-Fotokopje të letërnjoftimit(ID);
-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
-Vërtetim të gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi (nëse është në marrëdhënie pune)
-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet  pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkisë  Shkodër  brenda datës    22 Shtator 2017.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër dt.02.10.2017 do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listen e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedure e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk I plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht  (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqe te moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT  DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

-Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ”
-Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
-Ligjin nr.119/2014  datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
-Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
-Ligjin Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:
-Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
-Vleresimin me shkrim;
-Intervistën e strukturuar me gojë;


Totali I pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

•Për vlerësimine jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të experiences e të trajnimeve, të lidhura me fushën: 15  pikë
•Për intervistën e strukturuar me gojë:             25  pikë
•Për vlerësimin me shkrim:                          60  pikë.


2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës