Kërko

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVILE,PËR LEVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe VII, të Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, Bashkia Shkodër shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin :

  • 1(një) Inspektor Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit rural dhe trajtimit te AMTP, kategoria e pagës III -b

 

Data e dorëzimit të dokumentave:

LËVIZJA PARALELE

13 Korrik 2017

Data e dorëzimit të dokumentave:

PRANIM

18 Korrik 2017

 

Përshkrimi Përgjithësues I punës për pozicionet më sipër është:

  1. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij.
  2. Jep përgjigje ligjore dhe teknike për problemet që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen
  3. Trajton dhe jep përgjigje për te gjithë procedurën e “AMTP” te ardhur nga ZI1N,dhe pasi e siglon e dërgon për firme tek Kryetari i Bashkisë ose Zv. Kryetarët
  4. Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim, maksimumi brenda 10 ditëve, kur nga eprori nuk është caktuar një afat tjetër. Përgatit materialin dhe pasi e siglon ia paraqet Drejtorit të Drejtorisë.
  5. Specialisti mban përgjegjësi për cilësinë profesionale të materialeve të përgatitura.
  6. Si gjithë nëpunësit e tjerë, ka për detyrë të punojë në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetjake tekniko-profesionale, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrës së ngarkuar por edhe të karrierës në shërbimin civil.
  7. Evidenton probleme që dalin nga veprimtaria e përditshme si dhe shqetësimet e ndryshme që ngrihen me shkrim nga qytetarët, përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe i propozon Drejtorit rrugëzgjidhjet përkatëse.
  8. Kryen studime për fusha të ndryshme dhe organizon sistemin e informacionit për sektorin që mbulon.
  9. Organizon sistemin e administrimit të informacionit dhe të statistikave për veprimtarinë e sektorit.
  10. Evidenton tokat bujqësore te pa kultivuara qe janë ne juridiksionin e Bashkisë sipas ligjeve ne fuqi , ne territorin qe përfshin Bashkia Shkodër.
  11. Evidenton ne nivel ngastre, fshati dhe Njësie Administrative ndryshimet dhe kalimet e ndërsjella te kategorive te resurseve. Përgatit evidencën e gjendjes dhe ndryshimit te resurseve, dhe ne mënyre periodike i paraqet ato ne drejtorinë e tij.
  12. Harton ne mënyre periodike planin e punës dhe pasi ka marre aprovimin nga Drejtori, zbaton dhe raporton për realizimin e tij. Planet vjetore dorëzohen brenda muajit Janar, planet e punës për muajin pasardhës dorëzohen brenda datës 28 te çdo muaji tek eprori direkt, ndërsa planet e punës javor çdo fund jave. Po ashtu ne këto afate raportohet për ecurinë e realizimit te tyre

I- LËVIZJA PARALELE

­­­­­­­­­­­­Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal I diplomës duhet të jetë Master Shkencor ne te gjitha deget e Universitetin Bujqesor te Tiranes dhe Inxhinieri Gjeodezi .
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
  2. Fotokopje të diplomës ;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vertetim të gjendjes gjyqësore ( lëshuar nga drejtoria e pergjithshme e burgjeve);
  7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
  8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkisë Shkodër brenda datës 13 Korrik 2017 .

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit. .

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ”
  • Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
  • Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
  • Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Ligjin Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
  • Ligji nr. 7501 “ Për token” i ndryshuar.
  • Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme”,
  • Ligji nr. 24/2017 “ Për administrimin e ujitjes dhe kullimit” ,
  • VKM nr. 994/2015 “ Për procedurën e regjistrimit te akteve te marrjes se tokës ne pronësi” ,
  • Ligji nr. 171/2014 “ Për përfundimin e procedurave ligjore te kalimit te tokës bujqësore te ish-ndërmarrjeve bujqësore ne pronësi te përfituesve”.

1.5 M ËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:

  • 20 pikë për përvojën,
  • 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
  • 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portaline “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

II - PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

Proçedura e pranimit në shërbimin civil organizohet vetëm për kategorinë ekzekutive nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë I dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme,si më poshtë:

  1. Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal I diplomës duhet të jetë Master Shkencor ne te gjitha deget e Universitetin Bujqesor te Tiranes dhe Inxhinieri Gjeodezi .
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë .

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kërkesë për pranim në shërbimin civil në pozicionin përkatës;
  • Jetëshkrimi plotësuar në përputhje me formatin europian
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës nëse ka (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit(ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi (nëse është në marrëdhënie pune)
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkisë Shkodër brenda datës 18 Korrik 2017.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listen e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedure e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk I plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqe te moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

  • Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ”
  • Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
  • Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
  • Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Ligjin Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
  • Ligji nr. 7501 “ Për token” i ndryshuar.
  • Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme”,
  • Ligji nr. 24/2017 “ Për administrimin e ujitjes dhe kullimit” ,
  • VKM nr. 994/2015 “ Për procedurën e regjistrimit te akteve te marrjes se tokës ne pronësi” ,
  • Ligji nr. 171/2014 “ Për përfundimin e procedurave ligjore te kalimit te tokës bujqësore te ish-ndërmarrjeve bujqësore ne pronësi te përfituesve”.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:

  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
  • Vleresimin me shkrim;
  • Intervistën e strukturuar me gojë;

Total i I pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

  1. Për vlerësimine jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të experiences e të trajnimeve, të lidhura me fushën: 15 pikë
  2. Për intervistën e strukturuar me gojë: 25 pikë
  3. Për vlerësimin me shkrim: 60 pike.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës