Kërko

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVILE,PËR LEVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, Bashkia Shkodër shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin :

  • 2(dy) Specialist Sektori për Emergjencën dhe Mbrojtjen Civile, Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndjekjes së Investimeve të infrastruktures, kategoria e pagës III -b

 

Data e dorëzimit të dokumentave:

LËVIZJA PARALELE

13 Korrik 2017

Data e dorëzimit të dokumentave:

PRANIM

18 Korrik 2017

 

Përshkrimi Përgjithësues I punës për pozicionin mësipër është:

  1. Vlerësim i risqeve ne territorin e Bashkise Shkoder.
  2. Hartimi dhe perditesimi i planeve te zvoglimit te risqeve.
  3. Hartimi dhe zbatimi i planeve vendore per Emergjencat civile.
  4. Krijimi dhe perditesimi i bazes se te dhenave per reziqet.
  5. Bashkërendimi i veprimtarisë me institucione si Prefektura, Qarku, Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile, MZSH për menaxhimin e EC.
  6. Vlersimi i demeve dhe ndjekja e procedurave te akordimit te fondeve te nevojshme per rikuperimin e demeve qe kane pesuar qytetaret, infrastrukturat, bizneset etj.
  7. Vlersimi i projekteve teknike te nderhyrjes dhe bashkerendimi i nderhyrjes per sigurimin e fondeve per prandalimin, menaxhimin dhe rikuperimin e demeve qe shkaktohen nga emergjencat civile.

I- LËVIZJA PARALELE

­­­­­­­­­­­­ Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degët hidroteknikë, inxhinieri, gjeologji, bujqësi, pyjeve, juridik, ekonomik dhe mjedis.
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
  2. Fotokopje të diplomës ;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vertetim të gjendjes gjyqësore ( lëshuar nga drejtoria e pergjithshme e burgjeve);
  7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
  8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkisë Shkodër brenda datës 13 Korrik 2017 .

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ;
  • Ligjin nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
  • Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
  • Ligjin nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
  • Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
  • Ligjin Nr.8756, datë 26.3.2001 “Per emergjencat civile” i ndryshuar
  • VKM nr. 965 dt.02.12.2015 “Për bashkëpunimin ndërinstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e emergjencave civile dhe krizave”
  • Per njohuritë ne lidhje me perdorimin e kompjuterit.

1.5 M ËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:

  1. 20 pikë për përvojën,
  2. 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
  3. 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portaline “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

II - PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

Proçedura e pranimit në shërbimin civil organizohet vetëm për kategorinë ekzekutive nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë I dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme,si më poshtë: 

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degët hidroteknikë, inxhinieri, gjeologji, bujqësi, pyjeve, juridik, ekonomik dhe mjedis.
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kërkesë për pranim në shërbimin civil në pozicionin përkatës;
  • Jetëshkrimi plotësuar në përputhje me formatin europian
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës nëse ka (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën
  • në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit(ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi (nëse është në
  • marrëdhënie pune)
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkisë Shkodër brenda datës 18 Korrik 2017.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listen e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedure e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk I plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqe te moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ;
  • Ligjin nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
  • Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
  • Ligjin nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
  • Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
  • Ligjin Nr.8756, datë 26.3.2001 “Per emergjencat civile” i ndryshuar
  • VKM nr. 965 dt.02.12.2015 “Për bashkëpunimin ndërinstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e emergjencave civile dhe krizave”
  • Per njohuritë ne lidhje me perdorimin e kompjuterit.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
  2. Vleresimin me shkrim;
  3. Intervistën e strukturuar me gojë;

Total i I pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

  1. Për vlerësimine jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të experiences e të trajnimeve, të lidhura me fushën: 15 pikë
  2. Për intervistën e strukturuar me gojë: 25 pikë
  3. Për vlerësimin me shkrim: 60 pike.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës