Kërko

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ , Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil, për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese drejtuese për pozicionin:

  • Përgjegjës Sektori për Emergjencën dhe Mbrojtjen Civile, Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndjekjes së Investimeve të infrastruktures Kategoria e pagës III-a

 

Data e dorëzimit të dokumentave:

LËVIZJA PARALELE

1 3 Korrik 2017

Data e dorëzimit të dokumentave:

NGRITJE NË DETYRË

18 Korrik 2017

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Organizon dhe drejton punën ,raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori I drejtorisë mbi çështjet proçeduriale të lidhura me veprimtarinë e sektorit .
  2. Kontrollon dhe monitoron aktivitetin e sektorit dhe siguron përmbushjen sipas planit te punës.
  3. Koordinon punën duke bashkëpunuar ne mënyrë efikase për realizimin e detyrave me institucione të tjera në zbatim të dispozitave ligjore .
  4. Hartimi dhe paraqitja per keshill bashkiak të materialeve që lidhen me sektorin.

I- LËVIZJA PARALELE

Kanë  të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-a);
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degët hidroteknikë, inxhinieri, gjeologji, bujqësi, pyjeve, juridik, ekonomik dhe mjedis.
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
  3. Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në nivel ekzekutiv.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për pranim në shërbimin civil në pozicionin përkatës;
  • Jetëshkrimi plotësuar në përputhje me formatin europian;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës nëse ka (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit(ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi (nëse është në marrëdhënie pune)
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet me postë ose drejtpërdrejt pranë sekretarisë së Bashkisë Shkodër brenda datës 13 Korrik 2017 .

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ;
  • Ligjin nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
  • Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
  • Ligjin nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
  • Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
  • Ligjin Nr.8756, datë 26.3.2001 “Per emergjencat civile” i ndryshuar
  • VKM nr. 965 dt.02.12.2015 “Për bashkëpunimin ndërinstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e emergjencave civile dhe krizave”
  • Per njohuritë ne lidhje me perdorimin e kompjuterit.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:

  1. 20 pikë për përvojën,
  2. 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
  3. 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

II- NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË

DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degët hidroteknikë, inxhinieri, gjeologji, bujqësi, pyjeve, juridik, ekonomik dhe mjedis.
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
  3. Të kenë të paktën 3 vjet përvojë në nivel ekzekutiv.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë III-b ;
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kërkesë për pranim në shërbimin civil në pozicionin përkatës;
  • Jetëshkrimi plotësuar në përputhje me formatin europian;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës nëse ka (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit(ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi (nëse është në marrëdhënie pune)
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 18 Korrik 2017.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk I plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqe te moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2 .4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILTË MBI TË CILAT DOTË ZHVILLOHET KONKURRIMI

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ;
  • Ligjin nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
  • Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
  • Ligjin nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
  • Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
  • Ligjin Nr.8756, datë 26.3.2001 “Per emergjencat civile” i ndryshuar
  • VKM nr. 965 dt.02.12.2015 “Për bashkëpunimin ndërinstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e emergjencave civile dhe krizave”
  • Per njohuritë ne lidhje me perdorimin e kompjuterit.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
  2. Vleresimin me shkrim;
  3. Intervistën e strukturuar me gojë;

Total i I pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  2. Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pike.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës