Kërko

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ , Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil, për kategorinë e ulët drejtuese  për  pozicionin :

-Përgjegjës Sektori i Protokoll Arkivit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve  Mbështetëse        kategoria III-a

Data e dorëzimit të dokumentave:
               LËVIZJA PARALELE           01 Nëntor 2018
Data e dorëzimit të dokumentave:
               NGRITJE NË DETYRË       06 Nëntor 2018

  Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
1. Përgjigjet për  marrjen në dorëzim,sekretimin, administrimin dhe përcjelljen e dokumenteve të dala dhe të ardhura  në adresë të institucionit të Bashkisë Shkodër, njësive administrative pjesë të saj dhe institucioneve në varësi si dhe çdo institucioni tjetër shtetëror dhe/apo privat, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
2. Përgjigjet për protokollimin, mbajtjen, ruajtjen dhe administrimin e dokumentacionit të dalë apo të ardhur në adresë të institucionit.
3.Ndjek përdorimin korrekt të vulës dhe përgjigjet për ruajtjen dhe  sigurimin e saj në bazë të ligjeve.
4.Hap dosje me pasqyrat përkatëse emërtuese në të cilat vendosen dhe sistemohen dokumentat e krijuara gjatë vitit, sipas drejtorive dhe sistemohen sipas një rendi të caktuar kronologjik.
5.Bën sekretimin e librave të korrespondecës së jashtme dhe të librave të cilët përdoren për protokollimin e shkresave, duke bërë gjithashtu hapjen dhe mbylljen e librave të protokollit, sipas ligjit, duke shënuar  datën e hapjes, Nr.e protokollit me të cilin fillon si dhe siglimin nga përgjegjësi. Në të njëjtën mënyrë, do të bëhet edhe mbyllja e secilit libër.
6.Bën përcjellen e dokumentacionit sipas adresimit të titullarit, duke bërë shënimet në kartelën shoqëruese të dokumentave në librat përkatës të të gjitha drejtorive për marrjen në dorëzim, duke shënuar datën e dorëzimit, dhe duke marrë siglimin e nëpunësit që i merr ato në dorëzim.
7.Kryen veprimet për pranimin, evidentimin, shpërndarjen dhe nisjen e korrespondencës të brendshme dhe të jashtme duke kontrolluar kushtet ligjore dhe formale që duhet të përmbushë dokumenti dhe siguron dorëzimin e plotë dhe në kohë të dokumenteve që krijohen apo hyjnë në institucion gjatë vitit.
8.Pranon dhe i përgjigjet kërkesave për përdorim të dokumenteve nga nëpunësit/drejtorët e sektorve apo drejtorive, duke bërë evidentimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi.
9.Bën njehsimin e dokumentave me origjinalin. Këtë funksion e kryen në bashkëpunim me arkivistin e Sektorit të Protokoll-Arkivit. Çdo dokument i kërkuar do të njësohet duke respektuar rregullat e nxjerrjes së një dokumenti nga arkiva.
10.Në bashkëpunim me arkivisitin e këtij sektori, administrojnë dhe ruajnë dokumentet e krijuara dhe të trashëguara, si dhe dokumentet e krijuara gjatë veprimtarisë së institucionit, institucioneve të varësisë si dhe Njësive Administrative, që, sipas ligjit, e dorëzojnë pasurinë arkivore pranë Bashkisë Shkodër
11.Në kompetencë të nëpunësve të protokoll-arkivës, në bashkëpunim me arkivistin,  është edhe dorëzimi i dokumentacionit, përcjellja ne arkivin shtetëror sipas ligjit per arkivat.
I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 1.1     KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE  DHE  KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ;
b-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
b-Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
d-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” .
e-Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
f-Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në nivel ekzekutiv.

1.2  DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
2. Fotokopje të diplomës ;
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në  punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Vertetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet  pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkinë  Shkodër  brenda datës 01.11.2018.

1.3  REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit  Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
 Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe   
 kërkesat e   posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet   adresës së e-mail)   për shkaqet e moskualifikimit.
 Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 3 (tre ) ditëve  
 nga data  e njoftimit

  1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ;
- Ligjin nr. 119/2014  datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
- Ligjin nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e   funksioneve publike”  i ndryshuar
- Ligjit Nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për arkivat”,
- “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”,
- Vendimit Nr. 4, Datë 19.6.2017 Për miratimin e “Rregullores së njësuar të punës me dokumentet në autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë”.

1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
g- 20  pikë  për përvojën,
h- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
i- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
j- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
k- Eksperiencën e tyre të mëparshme;                 
l- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët  pjesëmarrës  në  këtë  procedurë  do  të  njoftohen  individualisht në  mënyrë elektronike  për rezultatet (nëpërmjet  adresës së e-mail)

II- NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.


2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

d) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori ;
e) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
f) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

d) Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”  .
e) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
f) Të kenë të paktën 3 vjet përvojë në nivel ekzekutiv.

22.3 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
2. Fotokopje të diplomës ;
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në  punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Vertetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet  pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkinë  Shkodër  brenda datës 06.11.2018.

22.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqe te moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.


22.4  FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILTË MBI TË CILAT  DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ;
- Ligjin nr. 119/2014  datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
- Ligjin nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e   funksioneve publike”  i ndryshuar
- Ligjit Nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për arkivat”,
- “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”,
- Vendimit Nr. 4, Datë 19.6.2017 Për miratimin e “Rregullores së njësuar të punës me dokumentet në autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë”.

2.5  MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
- Vleresimin me shkrim;
- Intervistën e strukturuar me gojë;

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim,                   deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën,   deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën,   deri në 20 pikë.

22.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.
-  për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
-  datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen  zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 

 

 

 

 


 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës