Kërko

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të Ligjit Nr.152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” I ndryshuar, të Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Shkodër  shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

- 1 (një) specialist, Sektori i Administrimit të Sistemeve, Menaxhimit të Zyrës së Integruar me Një Ndalesë, Projekteve TIK dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit

pranë Drejtorisë së  Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse,           kategoria e pagës  III- b

Pozicioni  më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE:  01 Nëntor  2018

Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM :  06  Nëntor  2018

   Përshkrimi Përgjithësues I punës për pozicionet më sipër është:

1. Organizimin e burimeve njerëzore, teknike dhe materiale sipas kërkesave dhe detyrave të projekteve dhe sistemeve.
2. Vlerësimin dhe menaxhimin e rriskut në realizimin e projekteve.
3. Siguron përmbushjen e objektivave dhe standardeve.
4. Me anë të teknologjive TI ndjek ecurinë e projekteve për burimet njerëzore dhe financiare.
5. Përcakton proçedurat e monitorimit dhe vlerësimit me anë të indikatorëve kyç të performancës.
6. Siguron ecurinë e projekteve sipas planit me nënkontraktorët.
7. Ruan balancën e tri komponentëve cilësi, kohë dhe kosto.
8. Ndjek realizimin financiar, pagesat dhe faturat në bashkëpunim me strukturën përkatëse të financës së institucionit.
9. Dokumentimin e detajuar të ecurisë dhe realizimit të proçeseve.
10. Ndërveprimin me të gjithë aktorët e tjerë, me qëllim përcaktimin e nevojave aktuale dhe në të ardhmen te insitucionit.
11. Bashkëpunimin me specialistë të fushave përkatëse për realizimin e objektivave të projektit.
12. Siguron që në fazën e dorëzimit të jenë përmbushur të gjitha objektivat.
13. Dokumentimin e çdo proçesi dhe komponenti të segmentuar apo të plotë
14. Mbarëvajtjen e proçeseve të punës në sistemiet TIK.
15. Menaxhimin dhe implementimin e projekteve të reja.

I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet  pjesë e shërbimit civil.

1.1     KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a-   Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);
b-  Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c-   Të ketë të paktën vlerësimin e fundit  “mirë”  apo  “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
d- Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master Shkencor në Shkencat informatikë, Sisteme informacioni,Shkenca kompjuterike, teknologji informacioni, Inxhinieri informatike, Inxhinieri telekomunikacioni, Inxhinieri elektronike etj. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
e- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
f-   Preferohet të ketë eksperiencë punë  në këtë fushë .
1.2     DOKUMENTACIONI,  MËNYRA DHE AFATI  I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
2. Fotokopje të diplomës ;
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në  punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Vertetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet  pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkisë  Shkodër  brenda datës   01.11.2018.        
1.3      REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit  Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet  intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet  adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

1.4     FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO  TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët  do të  vlerësohen  në lidhje  me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ”
- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
- Ligjin nr.119/2014  datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar,
- Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008“Për Komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”  i ndryshuar
- Rregullorja nr.1 dt.03.09.2018 “Për përdorimin e postës elektronike” .

1.5  MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
g- 20  pikë  për  përvojën,
h- 10  pikë  për  trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
i- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
j- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
k-  Eksperiencën e tyre të mëparshme;
l- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
   Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA  E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portaline “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët  pjesëmarrës  në  këtë  procedurë  do  të  njoftohen  individualisht në  mënyrë elektronike  për rezultatet (nëpërmjet  adresës së e-mail)  .

II - PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm  në rast të përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele , rezulton se pozicioni është ende vakant ,ky pozicion është i vlefshëm për proceduren e  pranimit në shërbimin civil  nëpërmjet një konkurrimi të hapur.
2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil  dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet  të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

a- Të jetë shtetas shqiptar;
b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e- Të mos jetë I dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
f- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme,si më poshtë:

i- Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master Shkencor në Shkencat informatikë, Sisteme informacioni, Shkenca kompjuterike, teknologji informacioni, Inxhinieri informatike, Inxhinieri telekomunikacioni, Inxhinieri elektronike etj. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
j- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
k-Preferohet të ketë eksperiencë punë  në këtë fushë .

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

1. Kërkesë për pranim në shërbimin civil në pozicionin përkatës;
2. Jetëshkrimi plotësuar në përputhje me formatin europian
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
4. Fotokopje të librezës së punës nëse ka (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
5. Fotokopje të letërnjoftimit(ID);
6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
7. Vertetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
8. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi (nëse është në marrëdhënie pune)
9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
10. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet  pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkisë  Shkodër  brenda datës  06.11.2018.        

2.3 REZULTATET   PËR  FAZËN  E   VERIFIKIMIT   PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listen e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk I plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4  FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT  DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ”
- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
- Ligjin nr.119/2014  datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar,
- Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008“Për Komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”  i ndryshuar
- Rregullorja nr.1 dt.03.09.2018 “Për përdorimin e postës elektronike”
               
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:

- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
- Vleresimin me shkrim;
- Intervistën e strukturuar me gojë;

Totali I pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

•Për vlerësimine jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të experiences e të trajnimeve, të lidhura me fushën: 15pikë
•Për intervistën e strukturuar me gojë:25pikë
•Për vlerësimin me shkrim:                 60pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E  KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.
-  për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
-  datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen  zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës