Kërko

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE,DREJTOR-DREJTORIA PËR NDIHMËN EKONOMIKE DHE PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ ,i ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për pozicionin:

Drejtor, Drejtoria për Ndihmën Ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe, Kategoria e pagës II-b

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE                             13 Gusht 2020

Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË                           19 Gusht 2020

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

a) Planifikimi dhe organizimi i punës në Drejtori
b) Përpilimi i kërkesës për fondin e Bllok-Skemës së Ndihmës Ekonomike, PAK dhe Inv. Punës.
c) Koordinimi i punës me institucionet e ndryshme Rajonale dhe zyrat e tjera të Bashkisë. Pritja dhe sqarimi i qytetarëve për çdo paqartësi apo pretendim të tyre.
d) Kthimi në kohë i përgjigjeve të të gjitha shkresave që hyjnë dhe dalin në ketë drejtori. Koordinimi i punës me Organizatat dhe Shoqatat e tjera jo fitimprurëse për probleme të ndryshme sociale për të ndihmuar familjet në nevoje.
e)Pranimi dhe kontrolli i dokumentave për familjet që pretendojnë të hyjnë në skemën e Nd. Ekonomike.
f)Përpilimi i listave me emrat e anëtareve të familjeve që kanë paraqitur kërkesën për të përfituar Nd. Ekonomike dhe dërgimi i tyre për konfirmim në institucionet përkatëse.
g) Verifikimi i gjendjen social - ekonomike të familjeve në nevoje, që futën për here të pare në skemën e nd. Ekonomike.
h) Verifikon dy here në vit gjendjen social ekonomike të çdo familje që është nëskemën e nd ekonomike. Sqaron dhe ndihmon ne mbledhjen e dokumentacionit përkatës që kërkohet për personat qe trajtohen me ndihme ekonomike, Pak dhe Shtesë Kempi, në bazë të ligjeve në fuqi.
i)Lëshimi i vërtetimeve për trajtim apo mos trajtim me Nd. Ekonomike, P.A.K dhe Shtesë Kempit, sipas nevojave të qytetarëve. Ndjekja e afateve te mbarimit të raportave dhe dërgimi i dosjeve sipas këtyre afateve pranë KMCAP-it.
j) Përgatitja e P/Vendimin në afatin e duhur për mbledhjen e këshillit Bashkiak.Pasqyrimi në rregjistër i të dhënave për personat qe trajtohen me Nd. Ekonomike, P.A.K dhe Shtese Kempi.
k) Përgatitja e listë pagesave për ndihmën ekonomike, paaftësinë dhe invalidët e punës.
l)Përpilimi dhe dërgimi në afat të gjitha evidencat mujore dhe progresive, sipas programeve statistikore të përcaktuara në ligje.
m) Rakordimin me Drejtorinë e Financës në Bashki dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social për fondet mujore të konsumuara. Zbatimi i detyrave te lëna nga Dr. Rajonale e Shërbimit Social dhe M.P.Ç.Sociale.

­­­­­­­­­­­­­­­Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. Vetëm në rast se në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a - Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b - Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c - Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkencat Ekonomike/Juridike.
Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në këtë profesion ;


1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Vertetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 13 Gusht 2020 .

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me njohuritë mbi :

- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ,
- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;,
- Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”,
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ,
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ,
- Ligji nr. 57/2019 "Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë"
- Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 "Për statusin e të vërbërit"
- Ligji nr.7889 date 14.12.1994 ’Për Statusin e Invalidit”
- VKM nr. 597 datë 04.09.2019 " Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike",
- VKM nr. 182 dt. 26.02.2020 "Për përcaktimin e mases, te kritereve, procedurave e dokumentacionit per vleresimin dhe përfitimin e pagesës për përsonat me aftësi të kufizuar, si dhe te ndihmesit personal"
- VKM nr. 874 dt. 24.12.2019 "Per percaktimin e kritereve, te dokumentacionit dhe mases se perfitimit te pageses per personat me aftesi te kufizuar".
- Vkm 277 dt. 18.06.1997 "Për përfitimet nga statusi i të verbrit" , të ndryshuar.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)

 

2.  NGRITJA NE DETYRE

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për këtë proçedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët ), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

a - Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a ;
b - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c - Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkencat Ekonomike/Juridike.
Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në këtë profesion ;

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip ;
2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Vertetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
7. Vertetim per mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykate dhe prokurori)
8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
10. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
11. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 19 Gusht 2020.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 3 (tre ) ditëve nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me njohuritë mbi :

- Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” ,
- Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;,
- Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”,
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ,
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ,
- Ligji nr. 57/2019 "Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë"
- Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 "Për statusin e të vërbërit"
- Ligji nr.7889 date 14.12.1994 ’Për Statusin e Invalidit”
- VKM nr. 597 datë 04.09.2019 " Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike",
- VKM nr. 182 dt. 26.02.2020 "Për përcaktimin e mases, te kritereve, procedurave e dokumentacionit per vleresimin dhe përfitimin e pagesës për përsonat me aftësi të kufizuar, si dhe te ndihmesit personal".
- VKM nr. 874 dt. 24.12.2019 "Per percaktimin e kritereve, te dokumentacionit dhe mases se perfitimit te pageses per personat me aftesi te kufizuar".
- Vkm 277 dt. 18.06.1997 "Për përfitimet nga statusi i të verbrit" , të ndryshuar.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës fitues apo jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës