Kërko

Rreth Shkodrës

Ndarja e re territoriale përcaktoi si qendër të bashkisë së re qytetin e Shkodrës, themeluar në shekullin e katërt para Krishtit nga fisi ilir i Labeatëve.I vendosur në një fushë të gjërë në veri-perëndim të Shqipërisë, qyteti i Shkodrës është sot qendra jo vetëm politike dhe administrative por edhe ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë së Veriut. Me universitetin, bibliotekat, arkivat, kishat, xhamitë dhe muzetë ajo ofron një pamje të larmishme të Shqipërisë së sotme, që shkon drejt zhvillimit e në të njëjtën kohë qëndron e lidhur me traditat e vendit.

harta1 legjenda e profilit
E gjithë zona është karakterizuar nga një shumëllojshmëri atraksionesh. Brenda një rreze prej 30 km, ekziston një tërësi bukurish natyrore, nga malet e larta deri tek bregdeti Mesdhetar i Adriatikut, nga brigjet e liqenit më të madh në Ballkan tek kodra shkëmbore e kështjellës së Rozafës. Me një ekosistem të larmishëm (Liqeni i Shkodrës,lumi Buna, Drin, Kir), shumë pranë detit Adriatik dhe pika më e afërt e transitit drejt veriut të gadishullit të Ballkanit dhe tregun e Bashkimit Evropian (me rrugë tokësore e hekurudhore), Bashkia Shkodër manifeston të gjitha parakushtet e një zone të rëndësishme tregtare dhe tranziti, si dhe një qendër e rëndësishme ekonomike dhe industrial e Shqipërisë. Konkretisht afërsia me:
    • Portin e Shëngjinit (45 km), Portin e Durrësit (105 km), aeroportin e Rinasit (83 km),Portin e Barit (Mal i Zi, 48 km), si dhe me Kosovën nëpërmjet rrugës së Kukësit, 167 km.
    • Malin e Zi nëpërmjet rrugës veriore Shkodër-Hani i Hotit - 35 km dhe rrugës së Muriqanit - 14 km.
    • Lidhja me rrjetin e brendshëm hekurudhor si dhe me atë ndërkombëtar nëpërmjet Stacionit të Hanit të Hotit - 35 km larg , i cili mundëson lidhjen e vendit tonë me Europën  Qendrore. Liqeni i Shkodres bën të mundur lidhjen me anë të transportit ujor me Malin e Zi.
Duhet theksuar se gërshetimi i burimeve natyrore (për agroturizmin, turizëm malor apo bregdetar) me vlerat kulturore, historike dhe traditën e pasur të vendit përbëjnë disa nga avantazheve të cilat duhet të ndahen me investitorët dhe aktorët e tjerë, të gjitha këto të kombinuara me klimën e favorshme për biznes, lehtësirat fiskale dhe infrastrukturën e plotë për të shërbyer këto zhvillime.

Shkarko materialin.

 
Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës