Kërko

Rregullorja e administratës

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Objekti, baza ligjore dhe fusha e zbatimit

Objekti i Rregullores

1.1 Kjo rregullore ka për objekt krijimin e një kuadri rregullator për funksionimin me efikasitet dhe efiçencë të veprimtarisë së administratës së Bashkisë së Shkodrës, si dhe përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e stafit të saj dhe mënyrën e bashkëveprimit të organeve të Bashkisë ndërmjet tyre me të tretët, për realizimin e funksioneve dhe kompetencave të saj të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Baza ligjore.

1.2 Kjo Rregullore mbështetet në ligjin nr. 139/2017 “Për vetëqeverisjen vendore”: ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, ligjin nr. 44/2015 “Kodi I procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar:, ligjin nr.9131,datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjit nr.9367,datë 07.04.2005 për “Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ligjit nr.9887 , datë 10.03.2008 “Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. i ndryshuar: Ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin e territorit”, Ligjin nr. 9632 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar: Ligjin nr. 8379 datë 29/07/1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, e të tjera dispozita ligjore që rregullojnë funksionimin e administratës së Bashkisë Shkodër.

Fusha e zbatimit

1.3 Kjo rregullore i shtrin efektet e saj mbi të gjithë stafin e Njësive të Bashkisë Shkodër, institucionet e varësisë dhe shoqëritë me kapital shtetëror mbi 50%.

Neni 2
Misioni

Bashkia Shkodër ka për mision hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave, ushtrimin efektiv të funksioneve dhe kompetencave, ofrimin dhe realizimin e shërbimeve bazuar në nevojat e komunitetit në përputhje me kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Rregullorja e administratës.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës