Kërko
Shpallje/Njoftime

Raport ditor i masave të ndërmarra për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19 në Shkodër datë 30.04.2020

01.05.2020

Raport i datës 30/04/2020

  • Sot bashkë jemi përkujdesur duke mbështetur familje në nevojë ekonomike dhe sociale në qytetin e Shkodrës, me pako ushqimore dhe materiale higjienike:
  • Kemi mbështetur 58 familje më në nevojë të qytetit të Shkodrës me pako ushqimore dhe me pako higjienike. Mbështetje e siguruar në bashkëpunim me World Vision.
  • Kemi mbështetur 9 familje në qytetin e Shkodrës me pako ushqimore dhe me pako higjienike. Kjo mbështetje u sigurua nga kontributi i banorëve të Shkodrës përmes Bashkisë.
  • Vazhdojmë të punojmë për dezinfektimin e ambjenteve në institucione të shërbimit publik e në hapësira publike përreth tyre, në:
  • Spitalin Rajonal Shkodër, në repartin e Urgjencës, atë të Reanimacionit
  • Spitalin infektiv brenda dhe jashtë.
  • Agjencinë “Western Union" në Gjuadol.
  • Poliklinikën e qytetit- tre katet brenda dhe jashtë, në shërbimin e urgjencë brenda Poliklinikës, si dhe mjetet e transportit të urgjencës
  • Reparti i KUZ ka vijuar punën me pastrimin e dezinfektimin e rrjetit në:
  • Rrugën “Danej”
  • Lagjja 3, lagje 5
  • Rruga “Rrojej”
  • Rruga “Ali Spahia”
  • Punime në montim të tubacionit të ri të shkarkimit tek perballë ish Deges Ushtarake, si edhe punime restaurimi të mureve dhe rivendosje në gjendje fillestare.
  • Reparti i Ujësjellësit ka realizuar punime:
  • Riparim çarje tubacioni në Sarreq;
  • Reparti i KUB: si pasoje e reshjeve te shumta janë bërë pastrime të pusetave dhe të gradelave nga materiale të ndryshme që kanë ardhur nga sasia e madhe e ujit.
  • Pikat kryesore kane qene në Pedonale, Teatri Migjeni,
  • Rruge kryesore rretherrotull etj.
  • Është bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Shtetit, Shërbimin Social dhe çdo strukturë e angazhuar në shërbim të qytetarëve në terren.

        #bashkiajote

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës