Kërko
Shpallje/Njoftime

Raport Vlerësimi “Për përcaktimin e vlerës së shoqërisë për efekt të shitjes me ankand të aksioneve të Bashkisë Shkodër në Klubin e Futbollit “VLLAZNIA”

11.06.2018

 

vllaznia 

Bashkia Shkodër, në zbatim të VKB nr.8, datë 30.01.2017 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2017 dhe programit buxhetor afatmesëm 2018-2019 të Bashkisë Shkodër”, është në proces të realizimit të projektit të parashikuar në programin për sportin me emërtimin:

P12.F2.O1.A4 Vlerësim i aseteve dhe pergatitja e dokumentacionit per shitjen me ankand te aksioneve te Bashkise Shkoder ne KLUBI i FUTBOLLIT “VLLAZNIA” sh.a me NIPT: L17029001S

Objektivi ka qenë:

Të bëhet vlerësimi me shoqëri audituese i vlerës së shoqërisë, përgatitja e dokumentacionit dhe të arrihet nxjerrja në shitje me ankand e aksioneve të bashkisë Shkoder sipas % së vendosur me vendim të këshillit bashkiak dhe asamblesë së shoqërisë në zbatim të ligjit “Për shoqëritë tregtare”.

Në aktivitetet kryesore të projektit janë realizuar:

  1. Ngritja e komisionit për përgatitjen e termave të referencës.
  2. Nëpërmjet procedurës “shërbim konsulence" të prokurimit publik, është kryer procedura për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për vlerësimin e gjendjes financiare dhe vlerës së shoqërisë.
  3. Operatori ekonomik në konkurimin për herë të dytë, Albanian Audit Partners sh.p.k, ka lidhë kontratën me Bashkinë Shkodër me datën 02.04.2018, me një vlere totale prej 832 200 (Tetëqind e tridhjetë e dymijë e dyqind) leke pa tvsh dhe dhe 998 640 (Nëntëqind e nëntëdhjete e tetëmije e gjashtëqind e dyzet) leke me tvsh.
  4. Me datën 09.05.2018, pas sugjerimeve dhe objeksioneve të stafit të bashkisë Shkodër, operatori Albanian Audit Partners sh.p.k, ka dorëzuarraportin përfundimtar të vlerësimit “Për përcaktimin e vlerës së shoqërisë për efekt të shitjes me ankand të aksioneve të Bashkisë Shkoder në Klubin e Futbollit “Vllaznia”.

Si më poshtë bashkëlidhur është publikuar Raporti i Vlerësimit “Për përcaktimin e vlerës së shoqërisë për efekt të shitjes me ankand të aksioneve të Bashkisë Shkoder në Klubin e Futbollit “Vllaznia” sha.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës