Kërko

Qeverisja vendore

Gjendja aktuale e qeverisjes vendore është produkt i dinamikës së një sërë reformash institucionale për decentralizimin dhe autonominë vendore. Procesi i decentralizimit dhe i au- tonomisë vendore u materializua edhe më tej me miratimin e Kushtetutës dhe nënshkrimin e Kartës Europiane për Autonominë Lokale. Qeveria vendore në Shqipëri ngrihet dhe funksionon mbi bazën e parimit të autonomisë vendore. Njësitë e vetëqeverisjes vendore janë bashkitë dhe qarqet. Bashkia është njësi bazë e vetëqeverisjes vendore, ndërsa Qarku është njësi e nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore. Me miratimin  e ligjit 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale  të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, ndarja e re territoriale përcakon si njësi të qeverisjes vendore 61 bashki dhe 12 qarqe. Bashkia e Shkodrës është pjesë e Qarkut Shkodër dhe përbëhet nga 11 njësi të qeverisjes vendore, (Shkodër, Rrethina Shalë, Shosh Pult, Postribë, Guri i Zi, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, dhe Velipojë). Në përbërjen e tyre këto njësi administrative përfshijnë gjithsej një qytet dhe 93 fshatra. Në çdo bashki krijohet organi përfaqësues dhe organi ekzekutiv. Organi ekzekutiv i bashkisë është kryetari i bashkisë. Organi përfaqësues i bashkisë është këshilli bashkiak. Ky organ përbëhet nga 51 këshilltarë, përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike të zgjedhur në zgjedhjet vendore.

FUNKSIONET E QEVERISJES VENDORE

Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksione, kompetenca, si dhe funksione të deleguara. Rregullojnë dhe administrojnë ushtrimin e funksioneve të veta në mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjet në fuqi. Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksionet duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale. Ndër funksionet bazë të njësive të vetëqeverisjes vendore janë:
1.        Funksionet  e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
2.        Funksionet  e bashkive në fushën e shërbimeve sociale.
3.        Funksionet  e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
4.        Funksionet  e bashkive në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
5.        Funksionet  e bashkive në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike,natyrës dhe biodiversitetit.
6.        Funksionet  e bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik vendor.
7.        Funksionet  e bashkive në fushën e sigurisë publike.
8.        Funksionet  dhe kompetencat e deleguara.

FINANCAT

Sipas ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen  vendore”,  njësitë e vetëqeverisjes vendore financohen nga të ardhurat që sigurohen nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore. Në fondet e transferuara nga qeverisja qendrore përfshihen transferta e pakushtëzuar dhe transferta specifike për funksionet e reja që i transferohen Bashkisë, transferta e kushtëzuar dhe fondet që u vijnë drejtpërdrejt atyre nga ndarja e tak- save dhe tatimeve  kombëtare, huamarrja vendore, donacione, si dhe burime të tjera, të parashikuara në ligj. Njësive vendore u garantohet me ligj e drejta për krijimin e të ardhurave në mënyrë të pavarur.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës