Qendra kombëtare e biznesit
Qendra Kombëtare e Biznesit është institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i krijuar në bazë të Ligjit Nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, si rezultat i bashkimit të dy institucioneve, Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. QKB, funksionon në bazë të një sistemi elektronik të integruar të dhënash që realizon lidhjen ndërmjet të gjitha sporteleve të shërbimit me zyrën qëndrore të QKB-së në Tiranë. Sistemi i QKB, arrin të koordinojë të dhënat në mënyrë të saktë duke ju dhënë mundësinë subjekteve të interesuara të informohen në kohë reale për sa i përket statusit të aplikimit të tyre.
Fokusi, është ofrimi i një shërbimi insitucional të përgjegjshëm dhe krijimi i një kulture administrative tek biznesi. Qendra Kombëtare e Biznesit ka si qëllim kryesor, lehtësimin e procedurave dhe regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të inspektimit të marrëdhënieve të punës.
Tashmë, QKB është një realitet në zhvillim, duke u shkëputur kështu nga procedurat e zgjatura burokratike gjyqësore dhe duke i shndërruar tërësisht regjistrimet dhe ndryshimet që pëson biznesi në një procedure administrative.
Subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë:
1. Personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare;
2. Shoqëritë e thjeshta sipas dispozitave të Kodit Civil;
3. Shoqëritë tregtare;
4. Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja;
5. Shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit;
6. Shoqëritë e bashkëpunimit të ndërsjellë;
7. Çdo subjekt tjetër, për të cilin parashikohet detyrimi për regjistrim,në bazë të legjislacionit shqiptar
Aplikimi në QKB
Aplikimi për regjistrim fillestar të një biznesi mundësohet brënda 24 orëve me një kosto prej 100
Lekë. Regjistrimi fillestar dhe çdo regjistrim tjetër bëhet me aplikim pranë çdo sporteli shërbimi të QKB-së,
në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Aplikimi për regjistrim mund të kryhet edhe në mënyrë elektronike, në përputhje me legjislacionin për nënshkrimin elektronik.
Dokumentacioni i kërkuar për regjistrim fillestar në QKB
Për të bërë një regjistrim fillestar në QKB kërkohet dokumentacioni i mëposhtëm:
1. Kërkesa për aplikim
2. Dokumentacioni shoqërues
Aplikanti mund të plotësojë kërkesën për aplikim në çdo sportel shërbimi të QKB me asistencën e nëpunësit të sportelit të shërbimit, ose nëpërmjet internetit duke përdorur funksionin e “aplikimit on-line” www.qkb.gov.al. QKB ka zyrat e saj brenda ambjenteve të Bashkisë Shkodër me adresë Rr. “13 Dhjetori” nr. 1.
Tarifat për shërbimet funksionale të QKB
Nr |
Shërbimi |
Tarifa në lekë |
Nr. |
Shërbimi |
Tarifa në lekë |
1 |
Verifikimi i mundësisë së regjistrimit të emrit |
100 |
12 |
Lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, me 21fletë deri në 100 fletë
|
500 |
2 |
Rezervimi i emrit |
100 |
13 |
Lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, mbi 100 fletë.
|
1000 |
3 |
Transferimi i emrit të rezervuar |
100 |
14 |
Lëshim ekstrakti për gjëndjen e Subjektit |
100 |
4 |
Regjistrimi fillestar me formular-statut regjistrimi |
100 |
15 |
Lëshim i kopjes së statutit |
100 |
5 |
Regjistrimi fillestar me statut të përgatitur nga palët
|
100 |
16 |
Lëshimin e kopjes së bilancit |
100 |
6 |
Regjistrime të tjera të detyrueshme |
100 |
17 |
Lëshimin e kopjes së listës së aksionerëve |
100 |
7 |
Regjistrimet me kërkesë të cdo të treti të
vendimeve të autoritetit publik (përveç atyre të bëra nga vetë subjekti). |
100 |
18 |
Lëshim të kopjeveve të dokumentave të tjera shoqërues (vetëm të një dokumenti)
|
100 |
8 |
Regjistrime vullnetare |
100 |
19 |
Lëshim i dublikatës së çertifikates |
100 |
9 |
Çregjistrimi |
100 |
20 |
Lëshimi i të dhënave për adresën e banimit të
individëve të njoftuar në QKB sipas ligjit. |
100 |
10 |
Lëshim të ekstrakteve për një të dhënë të regjistrit tregtar. |
100 |
21 |
Aplikimi për liçensë nëpërmjet QKB |
100 |
11 |
Lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, me 1 fletë deri në 20 fletë
|
100 |
22 |
Çdo veprim tjetër i parashikuar nga ligji dhe I pa përmendur më sipër.
|
100 |